Page 17 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 17
Mësimi i dytë
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
❀El-Lahn (Gabimi në leximin e Kuranit)
Kuptimi gjuhësor: El-Lahn është gabim, e kundërta e të saktës
Kuptimi termonologjik: Shqiptim i gabuar i fjalëve të Kur’anit
Pjesët e Lahnit :
• Lahn xhelij (Gabim i hapur)
• Lahn Kahfij (Gabim i fshehur)
•Lahn xhelij (Gabim i hapur)
Kuptimi gjuhësorë: Gabim i qartë dhe i dukshëm
Kuptimi terminologjik: Gabim i bërë në leximin e Kuranit i cili prish kuptimin e
fjalës.
Eshtë quajtur gabim i hapur( lahn xhelij) sepse është gabim i dukshëm dhe kuptohet
si nga njerëzit thjeshtë ashtu edhe nga dijetarët.
Gjykimi i lahnit xhelij: Lahni xhelij është i ndaluar nëse lexuesi e bën me qëllim apo
nuk i kushton rëndësi. Përjashtohen nga kjo tre persona, megjithatë ata nuk
vendosen imam në namaz. Këta janë:
• Ai person i cili ka problem në të folur dhe nuk mundet ta shqiptojë shkronjën.
• Ai i huaj i cili nuk shqipton dot ndonjë shkronjë për shkak të gjuhës së tij
• Njeriu i moshuar të cilit i është ngurtësuar gjuha nga disa shkronja. Dhe nuk
mundet ta rregullojë atë.
Ndodh Lahni xhelij në shkronja
Mangësi e Shtim i shkronjës Ndryshim i shkronjës
shkronjës në fjalë në fjalë me shkronjë
ين وشخاو مه و شخت لاف ع ادلا ةوعد بيجا ّ الل ل ض ف
17
ِ
ن وشخاو يع ادلا ل ف ظ