Page 16 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 16
1- Argument nga Kur’ani:
ِ
ِ
َ َ ُ
) ٤ ( ﴾ ً لايترـت نآرقْلٱ ِ لترو .. ﴿
ّ
ْ
ْ
ََ
“... Dhe lexo Kur’anin rrjedhshëm me përpikmëri”.(El-Muzemmil, 4)
Forma urdhërore tregon se është i detyrueshëm tertili i tij. Ali ibn ebi Talib
radiAllahu anhu ka thënë: Tertil do të thotë intonacioni i shkronjave dhe njohja e
qëndrimit (gjatë leximit të Kur’anit).
2- Argument nga suneti:
Ka transmetuar Taberani nga hadithi i Musa ibn Jezid el-Kendi i cili ka thënë:
Ibn Mes’udi radiAllahu anhu po dëgjonte leximin e një burri dhe ai lexoi:
ِ
ِ
ِ
هِ
َ
( ٦٠ ) ﴾ ِ يكاسمْلٱو ءآرقفْ لل تاَ قده صلٱ انَّإ ﴿
َُ ُ َ
َ َ َ َ
“Padyshim se sadakatë janë për të varfërit dhe nevojtarët...” (Teube/60)
I cili e lexoi pa zgjatim. I tha Ibn Mes’udi: nuk na e ka lexuar kështu Pejgamberi
salAllahu alejhi ue selem:
I tha burri: Si u’a ka lexuar?
ِ
ِ
ِ
هِ
﴾
َ
Tha: na e ka lexuar: يكاسمْلٱو ءآرقفْ لل تاَ قده صلٱ انَّإ﴿duke e zgjatur atë.
َُ ُ َ
َ َ َ َ
3- Argument nga ixhmai
Asnjëherë nuk është dëshmuar nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue
selem as nga sahabët as nga tabiinët, e as nga ekspertët më të njohur të Kur’anit se
(ata) e kanë lexuar Kur’anin pa tingull hundor aty ku duhet tingulli hundor, pa
zgjatim aty ku është zgjatimi, apo pa rregulla të texhuidit, të cilat janë të
njohura. Kështu, pra, janë pajtuar Ixhmai dhe atë unanimisht se nuk lejohet
leximi i Kur’anit pa rregullat bazë të texhuidit.
Haram është nëse lexuesi e lexon Kur’anin gabim me qëllim. Por nëse lexuesi me
harresë ose pa dije e lexon gabim, nuk ka mëkat, mirëpo nëse gabon duke mos qenë
i interesuar të mësojë, atëherë nuk mund t’i ikë mëkatit, ndërsa duke mësuar gabon
rastësisht apo deri sa t’i mësojë rregullat nuk është mëkat.
16