Page 19 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 19

Shkallët e leximit

                                                  •┈┈• ❀  ❀ •┈┈•


               Shkallët e leximit janë tre:

                   •  Tahkik.

                   •  Teduir.
                   •  Hadr.

                     1-       Tahkik

                   Kuptimi gjuhësor: Auditim apo hetim i dickaje.
                   Kuptimi terminologjik: Është leximi i ngadaltë dhe i qetë i Kur’anit duke pasur
                       parasysh rregullat e e texhuidit, pa ekzagjërim.

                   • Kjo është mënyra të cilën e përdorim në të mësuar.
                   • Ky ishte leximi i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.


                     2-       Hadr

               Kuptimi gjuhësor: Shpjetësi
               Kuptimi terminologjik: Shpejtësi në lexim të Kur’anit duke ruajtur rregullat e
               texhuidit me hollësi, dhe pa i futur shkronjat në njëra tjetrën.

               • Nëse lexuesi nuk i ka përvetësuar rregullat e texhuidit nuk duhet të lexojë me këtë

               lexim.
                     3-       Teduir

               Kuptimi gjuhësor: Rrumbullakimi I diçkaje.
               Kuptimi terminologjik: Lexim I Kur’anit në mënyrë mesatare ndërmjet tahkik dhe
               hadr duke u kujdesur për rregullat e texhuidit.


               Mundet që secili të lexojë çka i përshtatet duke mos humbur rregullat e texhuidit.

                    Vërejtje: Zgjatja e zanores i përshtatet llojit të leximit. Tek leximi Tahkik psh;
               koha e zanores është më e avashtë se tek teduir dhe tek teduir më e avashtë se tek
               Hadr.  Domethënë 4 tone tek njëri lexim mund të jenë më të gjata apo më të
               shkurtëra se tek  leximi tjetër, varet sipas ritmit të leximit.


                                                  •┈┈• ❀  ❀ •┈┈•


                                                             19
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24