Page 15 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 15
❀Çfarë do të thotë fjala Texhuid
Fjala texhuid nga aspektin gjuhësor do të thotë: zbukurimi i diçkaje
Ndërsa nga aspektin terminologjik:
“Është shkencë e cila merret me shqiptimin e shkronjësۖKur’anore duke i dhënë të
drejtën e saj (هقح) dhe të drejtën që i takon (هقحتسم) në cilësitë dhe vendxjerrjet.
E drejta e shkronjës është: Ti japësh shkronjës cilësitë të cilat janë të ngjitura me të.
E drejta që i takon është: Ti japësh shkronjës zërin e duhur që duhet të dalë si
rezultat i këtyre cilësive.
Psh: Kur themi që trashimi është cilësi e shkronjës, kjo është e drejtë e saj, ndërsa
trashimi i shkronjës realizohet me “isti’ala” “ngritje të gjuhës” dhe këtu themi se
kjo është e drejta që i takon.
Jo çdo cilësi medoemos ka të drejta që i takojnë.
Gjykimi i texhuidit: Texhuidi ndahet në dy pjesë: Teorik dhe praktik.
Texhuidi teorik është farz kifaje (nëse mësohet nga disa bie obligimi nga të tjerët)
Ndërsa texhuidi praktik është farz ajn, duhet që të mësohet nga secili që dëshiron
leximin e Kur’anit.
Më fjalë të tjera, texhuidi është një shkencë e cila na mëson leximin, shqiptimin dhe
artikulimin e drejtë dhe të bukur të Kur’anit.
❀Themeluesi I lëndës së texhuidit.
Në praktikë texhuidin e ka vendosur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i cili
e ka marrë prej Xhibrilit, i cili e ka marrë prej Leuhi Mahfudhit nga Zoti i
Lartmadhëruar.
Pastaj sahabët e morën direkt nga Pejgamberi alehi selam-.
Sa i përket shkruesit të parë në këtë shkencë, pra shkrimin e rregullave në teori,
dijetarët e kësaj shkence kanë dhënë mendime të ndryshme.Thuhet se i pari, i cili i
ka shkruar rregullat në teori është Halil IbnAhmed El-Ferahidi, thuhet se është
Ebul Esued Ed-Duelij, dhe thuhet se rregullat i kanë shkruar ekspertët e leximit dhe
gjuhës. (Eimetul Kurra).
❀Vlera e kësaj dege.
Absolutisht është shkenca më e lavdëruara, sepse merret me studimin dhe
praktikimin e leximit të fjalës së Allahut.
Mësimi i texhudit është obligim në atë formë siç i ka zbritur Pejgamberit alejhi
selam, sikur zanoret zgjatimet, vendnxjerrjet e shkronjave dhe cilësitë e tyre, ndërsa
zbukurimi i leximit me gunet, idh’harin, idgamin.. etj, është e pëlqyer dhe jo farz.
Për këtë argument kemi Kur’anin, sunetin dhe Ixhmain.
15