Page 11 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 11

Ç’është Kur’ani dhe si arriti ai tek ne.



               Përkufizimi i Kur’anit:

                     •  “Kur’ani është fjala e Allahut e zbritur në zemër të Pejgamberit tonë
                        Muhamedit-salAllahu alejhi ue selem-. Leximi i tij është ibadet, ndodhet i
                        shkruar mes dy kapakëve të Mus’hafit, na ka ardhur ne me zinxhir të saktë
                        transmetimi (teuatir) dhe është sfidues me suren më të vogël të tij”.


                            Si u’a përcolli Pejgamberi-alejhi selam Kur’anin Umetit të tij?
               E përcolli Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem- Kur’anin umetit të tij në dy mënyra:
                   1-  Me zë..ua lexonte shokëve të tij me zërin e tij të ndershëm, aq sa ata e
                       dëgjonin qartë dhe e mësonin atë përmendësh.
                   2-  Me shkrim.. i ftonte disa prej shokëve të tij të ndershëm të cilit dinin shkrim
                       dhe lexim e të cilët ishin të paktë në atë kohë, dhe ata shkruanin çka zbriste
                       në kohën kur zbriste. Dhe këta u quajtën si shkrues të shpalljes. Ishte ky një
                       titull nderi për ata. Ndër këta shkrues të shpalljes ishte:
                                                     Ali ibn ebi Talib
                                                     Zejd ibn Thabit
                                                      Ubej ibn Kaab
                            Muauijeh bin ebi Sufjan...Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
               Ata e bënin shkrimin në kocka fletë palme apo shtresa guri të bardhë, dhe ia lexonin
               Ka thënë Zejd ibn Thabit-radiAllahu anhu-: “ Kur shkruaja shpalljen tek
               Pejgamberi- alejhi selam, pasi mbaroja së shkruari më thonte “Lexoje: dhe e
               lexoja. Nëse kisha ndonjë gabim ma korrigjonte dhe pastaj dilte me të në publik”
               (Transmeton Taberani me zinxhir të saktë)


                                               ❀Mbledhja e Kur’anit:
               Në kohën e Ebu Bekrit-radiAllahu anhu-mbas vrasjes së shumë prej hafizëve të
               Kur’anit në luftërat e rides, vendosi Ebu Bekri pasi u konsultua me Omerin-
               radiAllahu anhuma- të mbledhë Kuranin në një libër. Ngarkuan me detyrën e
               shkrimit të Kur’anit Zejd ibn Thabit-radiAllahu anhu-. Dhe ishte kjo zgjedhje për
               shkak të prezantimit të tij gjatë gjithë kohës së zbritjes së shpalljes dhe prezantimin e
               tij në përsëritjen e fundit të Pejgamberit alejhi selam. Ishte kjo një detyrë shumë e
               rëndë për të, ai tregon dhe thotë: “Pasha Allahun sikur të më kishin dhënë detyrë të
               lëvizja një mal prej maleve nga vendi i tij nuk do të ishte më e rëndë për mua se ajo
               detyrë që më ngarkuan”



                                                             11
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16