Page 9 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 9
Gjithashtu edhe Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar për këtë,
në hadithin e ebu Umames radiallahu anhu ku thotë se: Kam dëgjuar
Pejgamberin -salAllahu alejhi ue selem- të thotë: “Lexojeni Kur’anin sepse ai
vjen ditën e gjykimit dëshmitar për të zotin e tij.”
Po ashtu edhe hadithi i njohur i Othman ibn Afan -radiallahu anhu- i cili thotë:
Ka thënë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- “Më i mir prej jush është ai i cili
e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
Nga nëna e besimtarëve Aishja -radiallahu anha ka thënë: Ka thënë i Dërguari i
Allahut -salallahua lejhi ue selem- : “Ai që është i shkathët në leximin e Kur’anit
është së bashku me Pejgamberët (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta), të
ndershmit dhe të nënshtruarit, ndërsa ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë
leximit të tij e kjo i vjen vështirë atij, i takojnë dy shpërblime.”
Trasnmeton Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili lexon një shkronjë prej librit të Allahut e ka
një sevap dhe një sevap shpërblehet dhjetë fish. Nuk po them (ELIF- LAM -MIM)
një shkronjë, mirëpo Elifi një shkronjë, Lami një shkronjë dhe Mimi një
shkronjë.” Tirmidhiu nr. 2910 dhe hadithi është hasen-sahih.
Dhe është për t’u çuditur që shumica prej nesh e lënë anash leximin e Kuranit dhe
praktikimin e tij, edhe pse e dinë vlerën e tij.
Prijësi i muslimanëve, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Sikur të
pastroheshin zemrat tona, nuk do të ngopeshin nga Fjala e Zotit tonë”
Dhe për këtë Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë:
ِ
ِ ِ
ِ
ِ
ِه
ْ
ـ
مُتْدا زَ ـف اونمآ نيذلٱ اه مَ أَ ف ناايمإ هذ ه هتداز مُ كُّ يَ أ ُ لوقـي نه م مهـنمَ ف ٌ ةروس تَ لِ زنُ أ آم اَ ذإو ﴿
ْ
ُ
ْ
ً َ
ْ ُ ْ
َ َُْ َ
َ َ
َ
َ ُ
َ
ْ
َ
َُ َ
ْ
ِ
) ١٢٤ ( َ ﴾ نورشبـتسي مهو ناايمإ ِ
ً َ
ُ َْْ َ ْ ُ َ
ِ
ِ
ِِ
ِ
ِه
ِ ِ
)١٢٥( َنورفاَ ك مهو اوتامو مهسجر َ لَإ اسجر مُتْدازَ ـف ضره م مبِوُ لُ ـق فِ نيذلٱ اه مَ أو﴿
ِ
ِ ْ
﴾
ُ ْ ُ َ ْ ُ ََ ْ ْ ً ْ ْ َ َ ٌ َ َ َ
“E kur zbret ndonjë sure, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo
besimin?”
Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të. E sa u
përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë
së tyre u shton ndytësinë dhe ata vdesin si jobesimtarë.” (Et-Teube, 124-125)
9