Page 7 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 7
Parathënie
“Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të Tij Librin dhe në të nuk
lejoi ndonjë kundërthënie” (Kehf/1)
Salavatet dhe selamet qofshin mbi atë që më së miri e lexoi Librin e Allahut, mbi
familjen e tij të ndershme dhe shokët e tij besnikë të cilët na e transmetuan
Kur’anin të kulluar të pashkëputur, mbi tabiinët, tabi-tabiinët dhe të gjithë ata që i
ndjekin këta deri në ditën e gjykimit...
Falënderoj Allahun e Madhëruar për mirësitë e Tij të shumta dhe ndër këto mirësi
madhështore mirësia e mësimit të Librit të Tij dhe mësimin atë të tjerëve, gjë e cila
më ka hapur derën e shpresës që të jem prej atyre të cilët i përfshin hadithi i
Pejgamberit-alejhi selam- ku thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson
Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve” (Bukhariu dhe Muslimi)
Ky libër është menhexhi i mësimit të lëndës së Texhuidit në Akademinë “Thirrësja
në islam”. Burimi bazë është përkthim i libri “Hedj el-Mexhid fi ahkam et-Texhuid”
(të cilin e kam studiuar në studimet e mia) i ustadhe Huda el-Amrusi dhe përpiluar
me disa figura nga Libri “et-Texhuid el-Musauer” i Dr/Ejmen Sueid.
Lus Allahun e Madhëruar të jetë ky mund në dobi të çdokujt që dëshiron të mësojë
leximin e Kur’anit me rregullat e tij, siç i ka zbritur Pejgamberit-alejhi selam, dhe të
jetë sadaka rrjedhëse për mua, prindërit e mi dhe të gjitha mësueset e mia që më
kanë mësuar qoftë edhe një harf nga Libri i Allahut.
((Nuk lejoj që ky libër të përdoret për dobi fitimprurëse materiale të çdo lloj mënyre))
Prej Allahut vjen gjithmonë suksesi.
E varfëra tek Zoti i saj:
Flutura Gurra
15 Sheual 1441ّه
ـ
6 Qershor 2020
Xhide-Saudi Arabia
7