Page 10 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 10

Ky ajet na tregon gjendjen e besimtarëve dhe gjendjen e munafikëve kur
               dëgjojnë Kuran; kur muslimanëve u shtohet besimi gjatë dëgjimit të tij,
               munafikëve u shtohet hipokrizia e tyre, prandaj le të kenë kujdes besimtarët që
               të mos jenë prej grupit të hipokritëve.



                                            ❀Edukata e leximit të Kur’anit:

               Padyshim që Allahu i Madhëruar nuk pranon asnjë vepër, veç të sinqertën e të
               saktën. E sinqerta është ajo vepër e cila kryhet për hir të Allahut dhe e sakta
               është kur përputhet me argumentet e Kur’anit dhe sunetit.
                   1.  Të jetë i pastër prej dy pastërtive. (Këtu flasim për më të mirën dhe jo se a
                       lejohet të lexohet pa abdes apo jo. Pejgamberin salAllahua lejhi ue selem
                       nuk e pengonte asgjë nga Kurani përveç xhunubllëkut. Pra papastërtia e
                       madhe.
                   2.  Kthimi nga Kibla, nëse është e mundur
                   3.  Pastërtia e rrobave dhe vendit të ndenjes.
                   4.  Shqiptimin e istiadhes në fillim të leximit.
                   5.  Të lexosh me meditim dhe frikërespekt.
                   6.  Kur të lexosh ajetet e përgëzimit dhe mirësive të gëzohesh dhe të kërkosh
                       prej Allahut të të japë prej këtyre mirësive. E nëse lexohen ajetet e dënimit të
                       kërkosh mbrojtje prej Allahut të Madhëruar nga ato. Kur të lexosh ajete të
                       sexhdes të biesh në sexhde, etj. Pra të jetosh me Kur’anin.



                                           ❀Edukata e dëgjuesit të Kur’anit
                   1.   Të dëgjuarit me vëmendje dhe heshtje. Allahu i Madhëruar thotë:

                                                                      ِ
                                                                                  ِ
                                            )    ٢٠٤ (   َ   ﴾        نوحْرـت مُ كلعَ ل اوتصنَ أو  هَ ل اوعمتسٱَ ف نآرقْلٱ ئِ رُ ق اَ ذإو ﴿
                                                                                                         ِ
                                                               ه
                                                                                          ُ ُ
                                                                   ْ
                                                                               ْ
                                                      َُ ُ
                                                                                 ُ َْ
                                                                                                 َ
                                                         ْ ْ َ ُ
                                                                            ُ َ
                                                                                             ْ
                                                                                                          َ

                “E nëse lexohet Kur’ani dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni në mënyrë që të
                mëshiroheni”     (el-A’raf/204)
                   2.  Të medituarit e ajeteve.
                   3.  Kur të dëgjosh ajetet e përgëzimit dhe mirësive të gëzohesh dhe të kërkosh
                       prej Allahut të të japë prej këtyre mirësive. E nëse dëgjon ajetet e dënimit të
                       kërkosh mbrojtje prej Allahut të Madhëruar nga ato. Kur të dëgjosh ajete të
                       sexhdes të biesh në sexhde, etj. Pra të jetosh me Kur’anin.
                                                             10
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15