Page 13 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 13

❀Ndërsa përcjellja e Kur’anit me zë u bë:


                   1-  Zbriti Xhibrili me Kur’anin në zemrën e Pejgamberit-alejhi selam-
                   2-  E morën atë sahabët ngë goja e Pejgamberit-alejhi selam- dhe ia lexuan atij
                       disa herë derisa ishte i kënaqur me leximin e tyre.
                   3-  E përcollën sahabët tek brezat mbas tyre dhe qëndroi zinxhiri i transmetimit
                       deri në ditët tona.



                     ❀Ndryshimi mes shtatë shkronjave dhe shtatë leximeve:

               Ka thënë Pejgamberi-alejhi selam- “Ky Kur’an ka zbritur në shtatë shkronja që të
               gjitha janë të plota të mjaftueshme, prandaj lexoni ajo që ju mësohet”       (Bukhariu 2287).
               Hadithi do të thotë se Kur’ani ka zbritur në rrugë të ndryshme, sepse fiset arabe nuk
               flisnin të gjithë njësoj në atë kohë, dhe nëse do t’u kërkohej ndryshimi i dialektit do
               të ishte e vështirë për ta, kështuqë Pejgamberi alejhi selam ua mësonte atyre
               Kur’anin sipas dialekteve të tyre.
               Disa fise arabe e lexonin hemzen dhe disa të tjerë nuk e lexonin atë, apo disa
               ndryshime në zanoret e fjalëve,  sikur psh:  مهيلع ...مُهيلع...ْمهيلع ... نينموي...نونمؤي
                                                                ُ ِ
                                                                        ُ
                                                                                ِ
               Këto lexime i përcollën sahabët nga Pejgamberi alejhi selam, pastaj brezi i tabiinëve
               pastaj tabi-tabiinëve, të cilët e përhapën atë mes muslimanëve. Të gjithë këta dijetarë
               me emrat e të cilëve njihen këto lexime, ata i kanë marrë nga sahabët dhe sahabët
               nga Pejgamberi-salAllahu alejhi ue selem-.
               Pra këto shtatë lexime apo dhjetë lexime janë pjesë e shtatë shkronjave dhe këto
               shtatë shkronja përmbledhin dhjetë leximet. Çdo lexues i leximeve të sakta  ka emër
               të veçantë dhe dy transmetues.


                 Emrat e dhjetë lexuesve dhe shenjat e secilit siç është cekur në Shatibije
                           Lexuesi                 Trasmetuesi i parë              Tasmetuesi i dytë

                     Nafiea el-Medeni                      Kalun                          Uersh
                    Ibn Kethir el-Mekki                   El-Bezzi                       Kunbul
                     Ebu amru el-Basri                    Ed-Duri                        Es-Susi
                    Ibn Amir esh-Shamij                   Hisham                      Ibn-Dhikuan
                        Asim el-Kufij                    Shuabeh                           Hafs

                      Hamza ez-Zejjat                      Khalef                        Khal-lad
                           El-Kisai                     Ebu-lHarith                      Ed-Duri
                        Ebu-Xheafer                     Ebu-Uirdan              Sulejman bin Xhemmaz
                           Jeakub                          Rueis                          Reuh




                                                             13
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18