Page 154 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 154
TITULLI II
AKSIONET
Komente:
Pjesëmarrja në pronësinë e SHA-së përfaqësohet nga aksionet pjesë të kapitalit të
shoqërisë. Në këtë aspekt, ligji për shoqëritë tregtare dallon në mënyrë thelbësore nga ligji i
mëparshëm për shoqëritë tregtare nr.7638. Ndërsa neni 198 i ligjit nr.7638 lejonte aksionet e
prurësit dhe aksionet e regjistruara, ligji nr.9901 për shoqëritë tregtare i shpall aksionet e
regjistruara si modelin e vetëm të aksioneve (neni 119). Aksionet e prurësit mund të kalohen
pa ndonjë procedurë formale, ndërsa aksionet e regjistruara (ose aksionet “me emër”) duhen
regjistruar me qëllim kalimin e pronësisë së aksionit dhe të të drejtave të lidhura me to tek një
person tjetër. Për arsye të transparencës së pjesëmarrjes në pronësi, regjimet bashkëkohore të
drejtimit të brendshëm të shoqërive janë bërë gjithnjë e më skeptike ndaj sistemeve të
aksioneve të prurësit dhe preferojnë sistemin me aksione të regjistruara. 141 Ligjvënësit
shqiptarë ndoqën këtë drejtim të politikave ligjore dhe i ndaluan aksionet e prurësit dhe
ndonjë formë tjetër të kalimit të pronësisë që do të sillnin një situatë të ngjashme me atë të
aksioneve të prurësit. Kjo gjë prek kalimin e certifikatave të aksioneve sipas ligjeve
ekzistuese për instrumentet e negociueshme. Me fjalë të tjera, nuk do të jetë (më) e mundur të
kalohet një aksion dhe të drejtat që jep ai duke e kaluar certifikatën e aksionit si kambial
përmes aplikimit të mbështetjes për certifikatën, sepse, në praktikë, kjo procedurë do ta
kthente certifikatën e aksionit në një aksion të prurësit. Sistemi i regjistrimit parashikohet me
hollësi në nenin 118, që ka të bëjë me emetimin e aksioneve dhe regjistrimin e gjithë të
dhënave që kërkon ligji për regjistrimin e biznesit, neni 36. Aksionet dhe informacioni
përkatës duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për titujt”. Për rrjedhojë, modeli i ri standard
për aksionin dhe kalimin e aksionit, që jepet në ligjin për shoqëritë tregtare, është aksioni i
regjistruar sipas neneve 118, 117, pika 2, dhe 119.
Neni 116
Llojet dhe kategoritë e aksioneve
1. Aksionet mund të jenë të zakonshme ose aksione me përparësi. Aksionet e
zakonshme u japin zotëruesve të tyre tagër për të ushtruar në asamblenë e përgjithshme
të drejtat e aksionarit dhe për të përfituar pjesë të fitimeve dhe të shpërndarjes së
pasurive të mbetura pas likuidimit, në raport me pjesën e kapitalit që aksionet e tyre
përfaqësojnë. Aksionet me përparësi u japin zotëruesve të tyre tagrin që nga ndarja e
dividendëve të vendosur nga asambleja e përgjithshme të përfitojnë një shumë të
caktuar ose një përqindje të caktuar të vlerës nominale të aksioneve të tyre, përpara
shpërndarjes së fitimeve, në favor të aksionarëve të zakonshëm, përparësi në ndarjen e
141 Shih, më lart, komentet përpara nenit 105.
153

