Page 149 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 149

vogël se kapitali i regjistruar i shoqërisë. Rrjedhimisht, shoqëria nuk mund të emetojë e
            të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim nën vlerën e tyre nominale.
                 2. Shoqëria mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim më të
            lartë se vlera e tyre nominale.



                                           Neni 111
                                       Kostot e themelimit
                 1. Themeluesit mund t'i kërkojnë shoqërisë rimbursimin e kostove të themelimit,
            deri në vlerën më të lartë, të parashikuar në statut.
                 2. Kostot e themelimit  u  paguhen themeluesve nga fitimet,  që realizon shoqëria.
            Përveç  se  kur  parashikohet  ndryshe  në  statut,  aksionarët  mund  të  vendosin  që
            rimbursimi i kostove të themelimit të këtë përparësi gjatë shpërndarjes së fitimeve.

                                           Neni 112
                                      Kontributet në natyrë
                 1. Kur aksionarët japin kontribute në natyrë, këto kontribute duhet të vlerësohen
            përpara  regjistrimit  të  shoqërisë  nga  një  apo  disa  ekspertë  të  caktuar  nga  gjykata
            përkatëse. Këta ekspertë janë persona fizikë apo juridikë, të licencuar sipas dispozitave
            të posaçme, me kompetenca teknike të nevojshme për kryerjen e këtyre vlerësimeve.
                 2.  Raporti  i  vlerësimit  të  ekspertëve  duhet  të  përmbajë  një  përshkrim  të
            hollësishëm  të  kontributeve  në  natyrë,  si  dhe  në  të  duhet  të  përcaktohen  metodat  e
            vlerësimit që janë zbatuar dhe të shprehet nëse vlera e llogaritur, sipas kësaj metode, i
            korrespondon të paktën vlerës nominale të aksionit dhe, kur është rasti, edhe primit më
            të lartë të emetimit të aksionit.
                 3. Aktivet, kuotat apo aksionet e një shoqërie ekzistuese mund të jepen si kontribut
            në një shoqëri aksionare, vetëm nëse shoqëria, që jep kontributin, ka të paktën 2 vite që
            është e regjistruar. Në këtë rast, së bashku me raportin e përmendur në pikën 2 të këtij
            neni, paraqiten edhe pasqyrat financiare të dy viteve të fundit të shoqërisë në fjalë, si
            edhe dokumentet për vlerësimin e saj.
                 4. Raporti i vlerësimit, i përmendur në paragrafët e mësipërm të këtij neni e sipas
            rastit dhe dokumentet e tjera dorëzohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së
            bashku me aplikimin për regjistrim.
                 5.  Dispozitat  e  mësipërme  zbatohen,  gjithashtu,  edhe  kur  shoqëria,  brenda  2
            vjetëve pas themelimit blen pasuri ose të drejta nga një prej themeluesve.
                  6.  Raporti  i  vlerësimit,  i  përmendur  në  paragrafët  e  mësipërm,  nuk  është  i






                                                                             148
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154