Page 148 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 148

Së pari, ligji përcakton se vlera e plotë e kapitalit themeltar të shoqërisë përfaqësohet
            nga aksionet (neni 105, pika 1), që nënshkruhen dhe merren nga themeluesit (shih komentet
            për nenin 105).
                 Së dyti, ligji e ndalon emetimin e aksioneve për aksionarët themeltarë dhe marrjen e
            aksioneve nga aksionarët themeltarë nën vlerën nominale të tyre (neni 110).
                 Së  treti,  kontributet  e  aksionarëve  duhet  të  përfaqësojnë  një  vlerë  pasurore.  Kjo  ka
            rëndësi  me  qëllim  që  të  bëhet  i  mundur  vlerësimi  siç  duhet  i  kontributeve  dhe  që  aktivet
            themeltare të përmbushin realisht kërkesat për kapitalin. Për rrjedhojë, ligji parashikon që ato
            duhet të konsistojnë në pasuri vlera e të cilave mund të “jetë në para” (neni 108). E njëjta
            dispozitë  thotë  se  kontributet  nuk  mund  të  jenë  në  punë  ose  në  shërbime.  Kjo  është  e
            logjikshme, pasi përmbushja e një detyrimi për të punuar apo për të kryer shërbime nuk është
            mjaft e qartë dhe nuk mund të garantohet me ligj.
                 Së  katërti,  mund  të  përbëjë  problem  mbivlerësimi  i  kontributeve  jo  monetare
            (kontributeve  në  natyrë).  Mbivlerësimi  i  këtyre  kontributeve  jo vetëm  që  shkel  parimin  se
            aksionet  nuk  duhet  të  emetohen  nën  vlerën  nominale  të  tyre,  por  gjithashtu  sjell  trajtimin
            diskriminues të aksionarëve. Aksionarët që kontribuojnë me aktive të mbivlerësuara, i marrin
            aksionet e tyre me çmim më të lirë se aksionarët e tjerë. Në pajtim me nenin 10 të Direktivës
            së Dytë, neni  112 thotë se një apo më  shumë ekspertë të pavarur, të emëruar nga  gjykata
            kompetente, hartojnë një raport përpara regjistrimit të shoqërisë tregtare. Së pesti, ligji kërkon
            që kontributet e aksionarëve të shlyhen në mënyrë të efektshme. Primet e aksioneve duhen
            shlyer tërësisht (neni 113, pika 1 dhe 3). Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhet
            të kalohen tërësisht përpara regjistrimit (neni  113, pika 2). Të paktën 25 për qind e vlerës
            nominale të kapitaleve për kontribut në para duhet shlyer përpara regjistrimit. Kontributet në
            para duhen kaluar në një llogari bankare të caktuar me Statut, ku qëndrojnë të ngrira deri në
            çastin  e  regjistrimit  (neni  115, pika  2).  Organet  kompetente  të  shoqërisë  tregtare  mund  t’i
            menaxhojnë fondet e paguara vetëm pas regjistrimit (neni 115, pika 3).

                                           Neni 109
                               Vlera nominale dhe emetimi i aksioneve
                 1. Çdo aksion ka të njëjtën vlerë nominale.
                 2.  Aksionet  nuk  mund  të  emetohen  përpara  regjistrimit  të  shoqërisë  pranë
            Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Aksionet e emetuara më parë janë të pavlefshme.
            Themeluesit përgjigjen në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara ndaj zotëruesve të
            aksioneve, me emetim të parakohshëm.
                 3. Të drejtat e lidhura me aksionet nuk mund të transferohen përpara regjistrimit
            të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

                                           Neni 110
                                   Vlera e aksioneve të emetuara
                 1. Vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara nuk mund të jetë më e


                                                                             147
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153