Page 146 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 146
shoqëritë tregtare zbatohen gjithmonë, ndërsa dispozitat e ligjit “Për titujt” zbatohen vetëm
nëse SHA-ja kërkon të regjistrohet në bursë.
Neni 106
Regjistrimi
1. Shoqëritë aksionare regjistrohen sipas neneve 26, 28, 32 e 36 të ligjit nr.9723,
datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
2. Nëse shoqëria krijon një faqe të saj në internet, të dhënat, të cilat regjistrohen
pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në
dispozicion personave të interesuar.
Komente:
Këtu, vlen të theksohet se komunikimi përmes faqes së internetit është i detyrueshëm
për SHA-të, ndërsa është fakultativ për format e tjera të shoqërisë. Meqenëse legjislacioni i
BE-së kërkon që kjo lloj shoqërie të përdorë teknologjitë më të përparuara të komunikimit,
për SHA-të përdorimi i faqes të internetit është i detyrueshëm.
Neni 107
Kapitali minimal
1. Shoqëria aksionare me ofertë private nuk mund të ketë një kapital më të vogël
se 3 500 000 lekë. 137
2. Shoqëria aksionare me ofertë publike nuk mund të këtë një kapital më të vogël
se 10 000 000 lekë.
Komente:
1. Së pari, dëshirojmë t’u referohemi komenteve tona të mëparshme përpara nenit 105 dhe
nenit 70 për zhvillimet më të fundit në BE në lidhje me kërkesën ligjore për kapitalin
minimal. Kërkesat ligjore që parashikon neni 107 për kapitalin janë 3.5 milion lekë (rreth
25.000 euro) për shoqëritë me ofertë private dhe 10 milion lekë (rreth 71.500 euro) për ato
me ofertë publike, kërkesa këto që janë më të larta se ato që parashikojnë ligjet e tjera të
vendeve të rajonit, dhe përputhen me kërkesën minimale që parashikon neni 6, pika 1, i
Direktivës së Dytë (25.000 euro).
2. Sa i takon çështjes së “kapitalit të pamjaftueshëm”, i referohemi komenteve tona për
nenin 16 dhe nenin 70. Dispozitat për sigurimin dhe ruajtjen e kapitalit dhe përgjegjësia
përkatëse e administratorëve të SHA-së (shih, më poshtë, komentet për nenin 108 dhe nenin
137 Ndryshuar me ligjin nr.10475/2011 “Për një ndryshim në Ligjin ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’.”
145

