Page 152 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 152
pasi shoqëria arrijë të realizojë fitime. Atëherë, aksionarët mund të vendosin që kjo çështje të
ketë përparësi.
Në këtë kuadër duhet shënuar se neni 36, pika 1, shkronja “g”, i ligjit për regjistrimin e
biznesit vazhdon t’i referohet konceptit të “përparësive të veçanta”. Në këtë aspekt, ligji për
regjistrimin e biznesit duhet amenduar dhe kjo germë duhet fshirë nga lista e kërkesave për
Statutin/regjistrimin, sepse ligji për shoqëritë tregtare nuk parashikon “përparësi të veçanta”
gjatë fazës së themelimit që, me qëllim që të kompensohen, do të duhej të përcaktoheshin në
Statut. Ideja e “përparësive të veçanta” nuk përputhet me frymën e re të drejtimit të
brendshëm të shoqërive, që orientohet tek performanca dhe përqendrohet te transparenca e
marrëdhënieve të brendshme të shoqërisë. Koncepti bashkëkohor është më mirë vlerësim i
plotë sesa “përparësi të veçanta”.
Po kështu, shoqëria nuk mund t’i falë detyrimin [aksionarëve] për të shlyer kontributet
(neni 125, pika 1). Aksionarët i mbron neni 150, në bazë të të cilit Asambleja e Përgjithshme,
aksionarët në pakicë dhe kreditorët mund të vendosin të nisin një hetim të posaçëm për
parregullsitë në veprimet e themelimit të shoqërisë. Shih, gjithashtu, komentet për nenin 10
për përgjegjësinë e themeluesve.
Neni 114
Dispozitat e posaçme për shoqëritë me aksionar të vetëm
`1. Nëse përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të
Regjistrimit themeluesi i vetëm nuk ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij në
para ose natyrë, atëherë ai duhet garantojë shlyerjen e kontributit, nëpërmjet një
garancie bankare, me vlerë të njëjtë me kontributin e nënshkruar me afat vlefshmërie jo
më shumë se njëvjeçar e t'ia paraqesë këtë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së
bashku me aplikimin për regjistrim. Nëse në përfundim të afatit njëvjeçar të garancisë
bankare aksionari nuk i deklaron bankës shlyerjen tërësisht të kontributit të
parashikuar në statut, shuma e garancisë bankare kalon automatikisht për llogari të
shoqërisë për shlyerjen e kapitalit.
2. Nëse shoqëria mbetet me një aksionar, atëherë aksionari i vetëm detyrohet ta
regjistrojë këtë fakt sipas nenit 43, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, "Për Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit", të ndryshuar. Nëse aksionari i mbetur nuk e përmbush këtë
detyrim, atëherë aksionari përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria merr
përsipër nga data, në të cilën duhet të ishte kryer regjistrimi, sipas këtij neni, deri në
datën në të cilën ky regjistrim u krye efektivisht. 140
Komente:
140 Ndryshuar me ligjin Nr. 129/2014, neni 19.
151

