Page 167 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 167
2. Neni 133, pika 1, nënpika 1, dhe pika 2, ndalon nënshkrimin nga shoqëria të aksioneve
të veta, apo nga ndonjëra nga shoqëritë e saj të kontrolluara të aksioneve të shoqërisë mëmë.
Arsyeja është se ajo nuk fiton asnjë investim të ri përmes këtij veprimi; ajo vetëm sa zvogëlon
aktivet e veta, pa asnjë formë kompensimi. Në mënyrë të ngjashme, blerja e aksioneve të veta
vë në rrezik pasurinë e shoqërisë. Nga ana ekonomike, ky veprim i korrespondon kthimit të
kontributeve. Kjo gjë nuk është në përputhje me parimin e sigurimit dhe ruajtjes së kapitalit
dhe me interesin e kreditorëve. Gjithashtu, ekziston rreziku që administratorët t’i mbajnë
çmimet e aksioneve artificialisht të larta, përmes blerjes së aksioneve nga shoqëria me aktivet
e veta. Për rrjedhojë, blerja e aksioneve të veta nga shoqëria të duhet të ndalohet tërësisht, ose
të paktën, duhet kufizuar. Neni 19 i Direktivës së Dytë (ndryshuar me Direktivën
2006/68/KE) i merr në konsideratë të dyja këto zgjidhje. Neni 133, pika 1, i ligjit për
shoqëritë tregtare lejon blerjen nga shoqëria të aksioneve të veta vetëm në rastet e
parashikuara nga ky ligj. Në të vërtetë, ligji parashikon vetëm 4 raste të tilla:
Neni 139, pika 2, shkronja “b”, kur aksionari i pakicës kërkon t’i blihet aksioni;
Neni 186, pika 2, përmend rastin kur aksionarët mund t’ia kalojnë shoqërisë, pa
pagesë, aksionet e shlyera tërësisht;
Neni 212: e drejta e shitjes së aksioneve nga ana e aksionarëve në pakicë, nëse
“mëma” zotëron 90 për qind ose më shumë të aksioneve të shoqërisë (“së
kontrolluar”);
Nenet 223, 227, pika 2, 229, pika 5: aksionarët që kundërshtojnë bashkimin,
ndarjen ose shndërrimin mund t’i kërkojnë shoqërisë “marrëse” t’ua blejë
aksionet.
Për pjesën tjetër, neni 186 trajton tërheqjen e aksioneve dhe, në vetvete, nuk përbën një
rast tjetër të blerjes të aksioneve të veta nga shoqëria. Neni 186 parashikon rastet e tërheqjes
(anulimit) të aksioneve, të parashikuar në Statut ose në ligj (neni 133). Një rast tjetër i
parashikuar në ligj është neni 124, pika 3: nëse aksioni nuk shlyhet brenda afateve, shoqëria
mund të zvogëlojë kapitalin për vlerën e kontributit të pashlyer, e të anulojë aksionin sipas
nenit 186 të këtij ligji.
Neni 19, pika 1, shkronja “c”, i Direktivës së Dytë kërkon që shoqëria mund të blejë
vetëm ato aksione të veta që nuk janë shlyer tërësisht. Megjithatë, kjo nuk është e nevojshme
nëse blerja shoqërohet me mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës, si në
rastin e neneve 139, pika 2, 212 dhe 223 të ligjit për shoqëritë tregtare, apo me mosshlyerjen e
një aksioni, si në rastin e nenit 124, pika 3, për shkak të përjashtimeve të nenit 20, pika 1,
shkronja “d”, të Direktivës së Dytë. Kjo është arsyeja pse nuk përfshihet në nenin 133 kërkesa
për të blerë vetëm aksionet e veta të pashlyera. Megjithatë, ajo përmendet në rastin e kalimeve
pa pagesë në nenin 186, pika 5.
3. Neni 133, pika 2 dhe 3 shmang situatat që e anashkalojnë kufirin për blerje të
parashikuar nga ligji: një shoqëri e kontrolluar nuk mund të nënshkruajë ose të blejë aksionet
166

