Page 163 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 163

Neni 125
                             Ndalimi i faljes së detyrimit mbi kontributet
                 1.  Shoqëria  nuk  mund  t'i  falë  detyrimin  për  të  shlyer  kontributet  në  para  apo
            kalimin  e  kontributeve  në  natyrë  të  nënshkruara  nga  aksionarët,  si  dhe  detyrimet  e
            tjera, që rrjedhin nga mospërmbushja e detyrimit për shlyerje apo kalim të kontributit.
                 2.  Aksionarët  nuk  mund  të  kompensojnë  të  drejtat,  që  mund  të  kenë  ndaj
            shoqërisë  me detyrimin për shlyerjen apo kalimin e kontributit të nënshkruar, si dhe
            nuk mund t'i japin shoqërisë një kontribut të rënduar me barrë.
                 3. Shoqëria mund të çlirojë aksionarët nga detyrimi për të shlyer kontributet në
            para apo kalimi i kontributeve në natyrë vetëm nëpërmjet zvogëlimit të zakonshëm të
            kapitalit,  në  përputhje  me  nenet  181,  182, 183  e  184  të  këtij  ligji,  në  përpjesëtim  me
            vlerën, me të cilën kapitali zvogëlohet. Çlirimi nga këto detyrime mund të kryhet edhe
            nëpërmjet anulimit të aksioneve, në përputhje me nenin 186 të këtij ligji.

                                           Neni 126
                                  Ndalimi i kthimit të kontributeve
                    Me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj, kontributet nuk mund
            t'u kthehen aksionarëve.

                                           Neni 127
                                 Rezerva ligjore dhe rezervat e tjera
                 1. Nga fitimi pas tatimit, i realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, duke zbritur
            shpenzimet, shoqëria duhet të kalojë në rezervën ligjore, të paktën 5 për qind të kësaj
            vlere, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me 10 për qind të kapitalit të regjistruar të
            shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar në statut.
                 2. Statuti mund të parashikojë krijimin e rezervave të tjera nga fitimet vjetore.
                 3. Shoqëria llogarit e ndan dividendët, vetëm pasi nga fitimi vjetor të jenë zbritur
            shumat e caktuara për rezervat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni.

                                           Neni 128
                                      Deklarimi i dividendit
                 1. Dividendi është pjesa që i takon secilit aksionar nga vlera e fitimeve vjetore, e
            cila vendoset të shpërndahet nga asambleja e përgjithshme.
                 2. Fitimet vjetore llogariten në përputhje me parimet e përcaktuara nga Ligji Nr.
            9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare".
                 3. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon ndryshe, dividendi shpërndahet
            mes  aksionarëve,  në  raport  me  vlerën  e  kapitalit  të  regjistruar,  që  aksionet  e  secilit
            aksionar përfaqësojnë.




                                                                             162
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168