Page 165 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 165

Neni 131
                                      Mosshlyerja e kredisë
                 1. Kur aksionari i jep hua shoqërisë, duke zbatuar kushte më pak të favorshme
            nga kushtet normale të tregut dhe nëse shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese,
            atëherë aksionari  nuk ka të drejtë të kërkojë rikthimin e huasë, kur ky veprim do të
            kishte si pasojë reduktimin e kapitaleve të veta të shoqërisë, nën vlerën e kapitalit të saj
            minimal.
                 2. Nëse një i tretë i ka dhënë shoqërisë hua, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni
            dhe  rikthimi  i  huasë  është  garantuar  nga  aksionari,  atëherë  i  treti,  në  rastet  kur
            shoqëria  është  në  gjendjen  e  paaftësisë  paguese,  mund  t'i  kërkojë  shoqërisë  vetëm
            rikthimin e shumës, që nuk ka mundur ta ekzekutojë nga garancia e aksionarit.
                 3. Pikat 1 e 2 të këtij neni zbatohen edhe për veprimet e tjera të aksionarit apo
            palëve të treta,  nëse,  nga pikëpamja ekonomike, janë të  ngjashme  me  marrëveshjet e
            huasë, të parashikuara në këto pika.

            Koment:

                 Kur aksionari i jep hua shoqërisë, duke zbatuar kushte më pak të favorshme nga kushtet
            normale të tregut, dhe nëse shoqëria është në gjendjen e paaftësisë paguese, atëherë aksionari
            nuk ka të drejtë të kërkojë rikthimin e huasë, kur ky veprim do të kishte si pasojë reduktimin e
            kapitaleve te veta të shoqërisë nën vlerën e kapitalit të saj minimal. Kjo është një dispozitë e
            vogël  mbrojtjeje  për  kreditorët,  të  cilët  mund  të  marrin  para  nga  shuma  e  mbrojtur  nga
            dispozitat për ruajtjen e kapitalit. Por, nëse shoqëria është plotësisht në gjendjen e paaftësisë
            paguese, mund të mos ekzistojnë fonde të mjaftueshme për të shlyer kreditorët. E dimë se, në
            Shqipëri, kapitali minimal bazë është i ulët (neni 107). Por ky është niveli minimal: shpesh
            shoqëria ka një kapital bazë që është shumë më i lartë. Kur ky kapital bazë është më i madh se
            niveli  minimal  i  vendosur  me  ligj,  aksionarët  kanë  përgjegjësi  më  të  madhe  në  rast  se
            realizohet situata që parashikon neni 131, pika 1. Për shembull, nëse një shoqëri ka një kapital
            bazë prej 20 000 000 lekë, aksionari është përgjegjës t’i shlyejë shoqërisë gjithë huanë në rast
            se kapitali bazë është më i madh se niveli i kapitalit minimal. Nëse huaja është negociuar keq
            nga  individë,  të  cilët  janë  përgjegjës  për  ta  kompensuar  shoqërinë  nëse  zbulohet  se  ka
            mashtrim, mund të aktivizohet neni 16. Përveç tij, këtë situatë mund ta mbulojnë edhe nenet
            151 dhe 152.

                                           Neni 132
                                  Përgjegjësia për kreditë e shlyera
                 1.  Kur  në  rastet  e  përmendura  në  nenin  131  të  këtij  ligji,  shoqëria,  gjatë  një
            periudhe 1- vjeçare përpara datës së hapjes së procedurave të falimentimit, i ka kthyer
            aksionarit huanë, atëherë aksionari, të cilit i është rikthye r huaja, apo i cili ka dhënë
            garanci duhet t'i rikthejë shoqërisë shumat e huasë, që janë paguar prej saj. Aksionari


                                                                             164
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170