Page 161 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 161

Së  dyti,  vetëm  fitimet  e  deklaruara  në  bilancin  vjetor  të  shoqërisë  mund  t’u  paguhen
            aksionarëve nga aktivet e shoqërisë (neni 128).

                 Së treti, këta dividendë, sidoqoftë, mund të përcaktohen vetëm pasi të  ketë kaluar në
            rezervë ligjore, të paktën, 5 për qind e fitimit vjetor, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me
            10 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar
            në Statut (neni 127, pika 1 dhe 3).

                 Së katërti, pagesat e paligjshme duhet t’i kthehen shoqërisë (neni 129).

                 Së  pesti,  ligji  trajton  problemin  e  dividendëve  të  fshehur.  Një  transaksion  ndërmjet
            shoqërisë dhe aksionarëve të saj mund të përdoret si kalim i maskuar i pasurisë nga shoqëria
            tek aksionarët. Për rrjedhojë, ndalohet që shpërblimi i përfituar nga aksionari, në bazë të një
            veprimi ekonomik të kryer me shoqërinë, të jetë më i lartë se vlera e tregut (neni 130).

                 Së  gjashti,  neni  131  parashikon,  në  veçanti,  se  aksionari,  i  cili  i  ka  dhënë  financim
            borxhi  shoqërisë  me  kushte  më  pak  të  favorshme  nga  kushtet  normale,  përjashtohet  nga  e
            drejta për të kërkuar shlyerjen e borxhit në rastin e  gjendjes së paaftësisë paguese, kur një
            shlyerje e tillë do të kishte si pasojë reduktimin e kapitaleve të veta të shoqërisë nën vlerën e
            kapitalit të saj minial. Nëse shlyerja është bërë gjatë një periudhe njëvjeçare përpara datës së
            hapjes  së  procedurave  e  falimentimit  të  shoqërisë,  aksionarët  janë  të  detyruar  të  kthejnë
            shumën (neni 132). Të njëjtat rregulla zbatohen edhe për huatë e dhëna nga të tretët, për të
            cilat kanë dhënë garanci aksionarët (neni 131, pika 2, dhe neni 132, pika 2). Neni 131, pika 3,
            e shtrin efektin e nenit 131, pika 1 dhe 2, për të mbuluar veprime të ngjashme ekonomike.

                 Së shtati, neni 133, pika 1, nënpika 1, dhe pika 2, e ndalon nënshkrimin nga shoqëria të
            aksioneve të veta, apo nga shoqëria e kontrolluar të aksioneve të shoqërisë mëmë. Në mënyrë
            të ngjashme, blerja e aksioneve të vetë shoqërisë lejohet vetëm në rastet e parashikuara në
            këtë ligj. Do t’i kthehemi kësaj çështjeje në komentet për nenin 133, më poshtë.

                 Së teti, në këtë kontekst, duhet të rikujtojmë gjithashtu detyrimin e posaçëm organizativ
            të  administratorëve,  që  u  përmend  në  komentet  për  nenin  98  lidhur  me  detyrimin  e
            besnikërisë për administratorët e SHPK-ve. Sa i takon kontekstit të ruajtjes së kapitalit në
            kuadër të detyrimit të besnikërisë të administratorëve të SHA-ve, detyrimet e përcaktuara në
            nenin 163, pika 4, parashikojnë se është posaçërisht e ndaluar që administratorë të hyjnë në
            transaksione që mund të sjellin pakësimin e kapitalit të shoqërisë. Për më tepër, neni 158, pika
            5, kërkon që administratorët të mbledhin Asamblenë e Përgjithshme në rastet e parashikuara
            në  pikat  3  deri  në  5  të  nenit  136:  nëse  sipas  bilancit  vjetor  apo  raporteve  të  ndërmjetme
            financiare rezulton, apo parashikohet qartë se humbjet arrijnë në një vlerë të barabartë me 50
            për qind të kapitalit të regjistruar, ose që aktivet e shoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janë
            te kërkueshme brenda 3 muajve në vijim; kur shoqëria propozon të shesë apo  të disponojë
            aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në
            pasqyrat  e  fundit  financiare  të  certifikuara;  kur  shoqëria,  brenda  2  viteve  të  para  pas


                                                                             160
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166