Page 6 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 6

A.    Hyrje

                 Duke nisur prej muajit maj 2008, themelimi, organizimi dhe drejtimi i organizatave të
            biznesit  në  Shqipëri  rregullohet  me  ligjin  nr.9901,  datë  14.04.2008,  “Për  tregtarët  dhe
            shoqëritë tregtare” (ligji për shoqëritë tregtare). Në vitin 2011 Kuvendi i Shqipërisë miratoi
                                              1
            një  ndryshim  në  ligjin  për  shoqëritë  tregtare ,  me  qëllim  përshtatjen  e  nivelit  të  kapitalit
            minimal  të  shoqërive  aksionare,  me  kërkesat  e  Direktivës  së  Dytë  të  BE-së  mbi  Ligjin  e
                    2
            Shoqërive.
                                                                               4
                           3
                 Në vitin 2014 , me qëllim harmonizimin e mëtejshëm me direktivat e reja të BE-së ,
            Kuvendi  i  Shqipërisë  miratoi  disa  shtesa  dhe  ndryshime  të  mëtejshme  me  karakter  më
            thelbësor  në  ligjin  për  shoqëritë  tregtare.  Gjithashtu,  me  anë  të  këtyre  shtesave  dhe
            ndryshimeve synohej që të harmonizoheshin më tej dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare me
                                     5
            disa akte të tjera ligjore shqiptare  dhe të qartësoheshin disa çështje praktike që u hasën gjatë
            zbatimit  të  tij.  Në  këtë  proces,  shumë  palë  interesi  nga  komuniteti  i  biznesit  dhe  juristë
            shqiptarë morën në shqyrtim kuadrin ligjor tregtar.
                 Shtesat  dhe  ndryshimet  e  cituara  në  ligjin  për  shoqëritë  tregtare  përfshihen  në  këtë
            botim  të  shpjeguesit.  Ai,  gjithashtu,  merr  në  konsideratë  shpjeguesin  e  ligjit  për  shoqëritë
            tregtare  të  Shqipërisë,  me  autorë  Thomas  Bachner,  Edmund-Philipp  Schuster  dhe  Martin
            Winner, që titullohet “Ligji i ri shqiptar për shoqëritë tregtare: interpretimi sipas burimeve të
            tij në të drejtën evropiane, 2009”.
                 Në këtë botim analizohen  edhe  komentet që kanë bërë juristët shqiptarë dhe që janë
            përfshirë në shqyrtimin e shtesave dhe ndryshimeve të vitit 2014. Ligji për shoqëritë tregtare
            tashmë  është  vendosur  në  mënyrë  të  kënaqshme  në  një  kontekst  kombëtar.  Sidoqoftë,
            miratimi i akteve ligjore të tjera në vijim nga BE-ja (sidomos në sektorin financiar, sektori që
            përballoi goditjen që solli rënia ekonomike në Perëndim), do të ketë ndikim edhe mbi ligjet
            shqiptare të fushës. Në këtë botim merret në konsideratë teksti në fuqi i ligjit për shoqëritë
            tregtare, duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2014, dhe jepet një përshkrim shumë i shkurtër
            i situatës përpara vitit 2008. Ligji për shoqëritë tregtare dhe ligji  nr.9723, datë 03.05.2007,

            1   Ligji  nr.10475,  datë  27.10.2011,  “Për  një  ndryshim  në  ligjin  nr.9901,  datë  14.4.2008,  për  tregtarët  dhe  shoqëritë
            tregtare”.
            2  Direktiva e Dytë e Këshillit 77/91/KEE, datë 13 dhjetor 1976, për bashkërendimin e elementeve mbrojtës që u kërkojnë
            shoqërive tregtare Shtetet Anëtare për mbrojtjen e interesave të pronarëve dhe të tjerëve, në kuadër të paragrafit të dytë të
            nenit 58 të Traktatit, lidhur me shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar publike dhe ruajtjen dhe ndryshimin e kapitalit, për
            vendosjen në një nivel të këtyre elementeve mbrojtës.
            3   Ligji  nr.129/2014  “Për  disa  shtesa  dhe  ndryshime  në  ligjin  nr.9901,  datë  14.4.2008,  “Për  tregtarët  dhe  shoqëritë
            tregtare”, i ndryshuar.
            4  Direktiva 2009/109/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për ndryshimin e Direktivave
            77/91/KEE, 78/855/KEE dhe 82/891/KEE referuar kërkesave për raportim dhe dokumentim në rastin e bashkimit dhe
            ndarjes së shoqërive tregtare, Direktiva 2009/101/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për
            bashkërendimin  e  masave  mbrojtëse  që  Shtetet  Anëtare  u  kërkojnë  shoqërive  tregtare  për  mbrojtjen  e  interesave  të
            pronarëve ose të tjerëve, sipas kuptimit të paragrafit të dytë të nenit 48 të Traktatit, me qëllim bërjen të barasvlershme të
            këtyre masave mbrojtëse.
            5  Kryesisht, ligji nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar, dhe ligji nr.110/2012
            “Për bashkimin  ndërkufitar të shoqërive tregtare”. Në këtë shpjegues  nuk diskutohen dispozitat e ligjit  nr. 110/2012;
            lidhur me këtë ligj është përpiluar një shpjegues tjetër.


                                                                               5
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11