Page 9 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 9

dhe atyre të mëdhenj, apo me shoqërive e punëmarrësve, kreditorëve, mjedisit dhe komunitetit
            (palët e interesit në shoqëritë tregtare), etj. Në rastet kur teksti i një neni është vetëshpjegues
            nuk bëhet asnjë koment. Në rastet kur politikat ligjore kanë pësuar ndryshime të rëndësishme,
            jemi munduar të citojmë ligjin e mëparshëm tregtar dhe ligjet evropiane.
                 Në  hyrje  të  çdo  fushe,  në  shpjegues  jepet  një  shpjegim  i  shkurtër  i  kuptimit  të
            përgjithshëm të dispozitave përkatëse në kontekstin e tyre rregullator. Kjo bëhet për ligjin në
            tërësi, që do të thotë se Kreu B.    Konteksti rregullator i ligjit për shoqëritë tregtare nis
            me një përshkrim të kontekstit rregullator të organizatave të biznesit në ekonomitë (sociale) të
            tregut; më pas vijohet me shpjegimin e rolit të ligjit të shoqërive tregtare, referuar kërkesave
            të  Kushtetutës  së  Republikës  së  Shqipërisë.  Më  tej,  trajtohen  shkurtimisht  ndikimi  i
            standardeve të së drejtës tregtare evropiane, përmes MSA-së, ndaj ligjit të shoqërive tregtare.
            Në këtë kuadër, janë të nevojshme disa shënime për metodat e zbatimit dhe të interpretimit
            lidhur me të drejtën evropiane dhe efektin e saj në Shtetet (e ardhshme) Anëtare. Më në fund,
            për nga radha por jo për nga rëndësia, analizohet lidhja që ligjet tregtare të vendeve që ndjekin
            traditën  e  së  drejtës  romake,  si  në  rastin  e  Shqipërisë,  kanë  me  dispozitat  e  kodeve  civil
            përkatëse. Kreu C.  Ligji i shoqërive tregtare - teksti me komente, trajton me hollësi dispozitat
            dhe çështjet kryesore të ligjit për shoqëritë tregtare.
                 Kur ky shpjegueses i referohet një neni të posaçëm, pa cituar ligjin përkatës, duhet të
            kuptohet se neni i referohet ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Sugjerohet që lexuesi i
            këtij  shpjeguesi  të  mbajë  pranë  edhe  tekstet  e  Kodit  Civil  dhe  të  ligjit  për  regjistrimin  e
            biznesit, duke qenë se këto ligje përmbajnë parashikime të rëndësishme për interpretimin dhe
            zbatimin  e  ligjit  për  shoqëritë  tregtare.  Po  kështu,  për  të  kuptuar  të  gjithë  kontekstin
            rregullator në fjalë, rekomandohet që të lexohen sa më shumë prej materialeve të cituara në
            notat  përkatëse.  Mbi  të  gjitha,  është  e  rëndësishme  të  lexohen  aktet  ligjore  evropiane  dhe
            jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) (shih http://europa.eu/ dhe Shtojcën
            1). Ky shpjegues do të jetë një instrument i rëndësishëm në duart e profesionistëve të fushës
            juridike  dhe  për  komunitetin  e  biznesit  në  Shqipëri,  për  interpretimin  dhe  zbatimin  e
            dispozitave të ligjit për shoqëritë tregtare.





















                                                                               8
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14