Page 8 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 8
marrëdhënie ekonomike rajonale, parashikuar në Titullin III të Marrëveshjes për Stabilizim
dhe Asociim (MSA) nënshkruar më 12 qershor 2006 mes, BE-së, Shteteve Anëtare të BE-së
dhe Shqipërisë. Në këtë aspekt, me anë të ligjit për shoqëritë tregtare synohet mundësimi i
anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në vitin 2008, ligji për shoqëritë tregtare
merrte në konsideratë elemente të vlefshëm të ligjeve të mëparshëm, si: ligji nr.7638 “Për
shoqëritë tregtare” dhe ligji nr.7632 “Për pjesën e përgjithshme të Kodit Tregtar”, në mënyrë
që të ruhej sa më shumë që të ishte e mundur praktika ligjore shqiptare e krijuar në periudhën
1994-2008.
Gjithashtu, ligji për shoqëritë tregtare i vitit 2008 nuk bënte asnjë dallim thelbësor në
mënyrën e gjykimit të mosmarrëveshjeve dhe ankesave për çështje të së drejtës tregtare nga
ana e gjykatave, duke qenë se reforma e ligjit për shoqëritë tregtare nuk kishte për synim edhe
reformimin e mosmarrëveshjeve tregtare.
Ky shpjegues synon të japë një tablo se si duhet aplikuar ligji për shoqëritë tregtare dhe
se si duhen interpretuar dispozitat e tij në bazë të standardeve ligjore evropiane dhe
ndërkombëtare. Neni 70, pika 1, i MSA-së konfirmon se aspekt i përafrimit të legjislacionit
shqiptar me atë të BE-së është edhe zbatimi i efektshëm i këtij legjislacioni. Zbatimi i
efektshëm konsiderohet po aq i rëndësishëm sa dhe vetë përafrimi ligjor. Neni 78 i MSA-së e
konfirmon rëndësinë që ka zbatimi, kur parashikon se konsolidimi i sundimit të ligjit dhe
forcimi i institucioneve në gjithë nivelet, përfshirë institucionet e gjyqësorit, kanë rëndësi të
veçantë. Këtu përfshihet gjithashtu fusha e praktikës gjyqësore për çështje të së drejtës
tregtare.
Ky shpjegues botohet në kuadër të përpjekjeve për harmonizimin e praktikës ligjore
shqiptare me standardet e BE-së për zbatimin dhe, mbi të gjitha, për përgatitjen e gjyqtarëve
shqiptarë për të punuar si “gjyqtarë të komunitetit (evropian)” pas anëtarësimit të Shqipërisë
në BE. Për rrjedhojë, standardet e aplikimit të së drejtës tregtare shqiptare duhen rishikuar
duke pasur parasysh standardet evropiane, gjë që jemi përpjekur t’i pasqyrojmë në komentet
tona. Në mungesë të standardeve evropiane, jepen shembuj të aplikimit nga Shtete të tjera
Anëtare, në mënyrë që të ofrohen disa pika të mundshme ku mund të mbështetet zbatimi.
Sigurisht, në raste të tilla, praktika ligjore shqiptare mund të krijojë edhe standardet e veta
përsa i takon interpretimit. Në shpjegues, në disa raste, citohet edhe praktika gjyqësore
ekzistuese shqiptare. Shpjeguesi merr në konsideratë tekste nga burime të tjera, sidomos ato
që kanë marrë në shqyrtim juristët, të cilët kanë hartuar “Ligjin e ri shqiptar për shoqëritë
8
tregtare: interpretimi sipas burimeve të tij në të drejtën evropiane”, 2009.
Duke qenë se ligji për shoqëritë tregtare është i gjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa hapësira
që lihet për shpjeguesin e ligjit është e kufizuar, nuk ekziston mundësia që të jepen shpjegime
nen për nen. Në disa pjesë, komentet përqendrohen tek disa çështje kryesore dhe tek
informacioni lidhur me kontekstin e nevojshëm për zbatimin, që synon të vendosë një paketë
dispozitash të cilat drejtpeshojnë riskun e tregut midis ortakëve apo aksionarëve të pakicës
8 Thomas Bachner, Edmund-Philipp Schuster dhe Martin Winner.
7

