Page 10 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 10
B. Konteksti rregullator i ligjit për shoqëritë tregtare
I. Roli i shoqërive tregtare në ekonomitë (sociale) të tregut dhe mjedisi dhe kuadri i
tyre rregullator
Shoqëritë tregtare janë produkt dhe pjesë e shoqërive bashkëkohore. Ato janë organizata
që ndërthurin “faktorë” të ndryshëm (kapitalin, krahun e punës, teknologjinë, si dhe mjedisin
e tyre natyror, njerëzor dhe social) për qëllime të dobishme. Ato janë një instrument i
frytshëm për ushtrimin e aktivitetit tregtar, sidomos kur ndërmarrja është rritur në një masë të
tillë që e bën të vështirë administrimin nga pak persona, dhe sidomos kur ndërmarrja kërkon
të rrisë vlerën e fondeve në dispozicion. Funksionimi i tyre bazohet në planifikimin ekonomik
individual që, në ekonominë e tregut, në dallim nga ekonomia e centralizuar, nënkupton
hartimin dhe zbatimin e planeve të posaçme për secilën shoqëri. Aktiviteti ekonomik i
shoqërive tregtare nuk është i pavarur nga institucionet ligjore. Rregullat që përcaktojnë
veprimtarinë e shoqërive tregtare, janë pjesë e një rrjeti institucionesh ligjore të nevojshëm
për funksionimin e duhur të sistemit, në përgjithësi.
Përcaktimi i kompetencave vendimmarrëse lidhur me planifikimin dhe zhvillimin e
aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare (administrimi), dhe pozicioni i palëve që sigurojnë
kapitalet (investitorët si ofrues të kapitalit, dhe kreditorët si ofrues të borxhit) rregullohet në
ligjin për shoqëritë tregtare. Në disa nga vendet e BE-së, ligji rregullon gjithashtu pozicionin e
palëve që sigurojnë krahun e punës, nëpërmjet formave të caktuara të bashkë-vendosjes,
përmes këshillave të punëmarrësve ose përmes pjesëmarrjes në organet drejtuese apo
mbikëqyrëse të shoqërisë. Ligji për shoqëritë tregtare përcakton një zgjidhje të përshtatshme
për konsultimin me punëmarrësit, ku drejtuesit e shoqërisë dhe përfaqësuesit e punëmarrësve
të çdo shoqërie kanë mundësinë që të arrijnë marrëveshje për përfshirjen e përfaqësuesve të
punëmarrësve në nivelin e këshillit të administrimit. Lidhur me këtë çështje, Shqipëria
zgjodhi qasjen që aplikon legjislacioni evropian, për shoqëritë tregtare, duke njohur
përfshirjen e negociuar të punëmarrësve në procesin vendimmarrës, me anë të Rregullores
(KE) 2157/2001 për statutin e shoqërisë tregtare evropiane, Direktivës 2001/86/KE që
plotëson statutin e shoqërisë tregtare evropiane lidhur me përfshirjen e punëmarrësve,
Direktivës 94/45/KE për Këshillin Evropian të Punës dhe Direktivës 2002/14/KE për
9
informimin e punëmarrësve dhe konsultimin me ta. Ligji shqiptar për bashkimin ndërkufitar
të shoqërive tregtare i vitit 2012 bazohet në një kuadër të ngjashëm.
Në kuadrin më të gjerë ligjor për aktivitetet e shoqërive tregtare përfshihen dispozitat e
përgjithshme të një sërë aktesh të tjera ligjore e nën ligjore, përfshi këtu, por u kufizuar në to,
si për shembull dispozitat e Kodit Civil; dispozitat për regjistrimin dhe dhënien e
informacioneve; aktet nënligjore për përdorimin e informacionit elektronik nga shoqëritë
9 Të gjitha dokumentet në fjalë mund të gjenden lehtësisht në hapësirën e faqeve të internetit të BE-së, në adresën:
http://europa.eu.int/ (dokumente zyrtare - EurLex – legjislacioni në fuqi) dhe shih Shtojcën 1.
9

