Page 13 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 13

“jodetyruese”.  Për  pasojë,  statutet  e  shoqërive  tregtare  janë  “marrë  seriozisht”  dhe  po
            “zbatohen”  gjithnjë  e  më  shumë  nga  ligjvënësit  dhe  organizatat  në  nivel  kombëtar,  mbi-
            kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim ripërcaktimin e kuadrit përkatës ligjor për përshtatjen,
            zbatimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të  qeverisjes dhe përgjegjësisë sociale të shoqërive
            tregtare.  Kjo  është  arsyeja  përse  tani  Shqipëria  ka  Kodin  e  Drejtimit  të  Brendshëm  të
            Shoqërive Tregtare.
                 BE-ja  dhe  Shtetet  Anëtare  kanë  marrë  pjesë  aktivisht  në  këto  zhvillime.  Në  bazë  të
                                                            19
            hulumtimeve  të  rëndësishme  dhe  të  propozimeve  për  reforma   më  21  maj  2003  BE-ja
            publikoi  një  “Plan  Veprimi  për  modernizimin  e  legjislacionit  për  shoqëritë  tregtare  dhe
                                                                          20
            përmirësimin e drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare në Bashkimin Evropian”.  Plani i
            Veprimit  shpallte  një  ndryshim  të  mirëfilltë  të  strategjisë  së  BE-së  për  legjislacionin  e
            shoqërive tregtare. Ndërkohë që, duke filluar nga fundi i viteve gjashtëdhjetë deri në mesin e
            viteve nëntëdhjetë, përpjekjet e BE-së për hartimin e legjislacionit për shoqëritë tregtare janë
            përqendruar te harmonizimi i ligjeve të Shteteve Anëtare në fushën e shoqërive tregtare dhe
            në  fushën  e  kontabilitetit,  përafrimi  ligjor  që  mishërohet  tani  si  në  legjislacionin  e  BE-së,
            ashtu dhe në dispozitat me natyrë jodetyruese, duket se është pjesë e menaxhimit të rrezikut
            dhe krizës në mënyrë që të mbrohen aksionarët, pjesëmarrësit  në treg dhe interesat  e tjerë
            socialë dhe të rritet kapaciteti konkurrues i shoqërive tregtare të BE-së. Synimi i qasjes së
            mëparshme dhe, në veçanti, i Direktivës së Parë, të Dytë, të Katërt dhe të Shtatë ishte që të
            ofroheshin kushte të barabarta për shoqëritë tregtare në tregun e brendshëm. Në këtë aspekt,
            lëvizja e nevojshme e shoqërive nga njëri Shtet Anëtar në tjetrin mbështetej, mbi të gjitha, nga
            jurisprudenca  e  Gjykatës  Evropiane  të  Drejtësisë  (GJED)  dhe  nga  interpretimi  i
            konsiderueshëm nga ana e saj e lirive të themelimit dhe të kapitalit. Ende pjesë e të njëjtës
            strategji  është  krijimi  i  formave  mbi  nivelin  kombëtar  të  Shoqërisë  Tregtare  Evropiane
            (SHTE), Kooperativës Evropiane (KE) dhe Shoqërisë Tregtare Private Evropiane (SHTPE),
                                       21
            që  janë  propozuar  në  vitin  2008,   hartimi  i  Direktivës  së  vitit  2005  për  bashkimet
            ndërkufitare  dhe  Direktiva  e  ardhshme  për  transferimin  e  selisë  së  regjistruar  të  shoqërisë
                  22
            tregtare.   Gjallërimi  i  zhvillimit  ndërkufitar  të  tregjeve  financiare,  që  më  parë  ishin  të
            veçuara,  ka  nxitur  ndryshimin  e  kursit  rregullator  të  Komisionit  të  BE-së.  Përpara  këtij
            ndryshimi, në fokus ishte rregullimi i shoqërive të regjistruara në bursë, ndërsa tani BE ka në
            fokus rregullimin e drejtimit të shoqërive tregtare. Lidhur me konceptet rregullatore në fjalë,

            Gjithashtu,  shih  studimin  shumë  të  madh  krahasues  për  kodet  dhe  praktikat  e  drejtimit  të  brendshëm  të  shoqërive
            tregtare, që ka kryer në vitin 2002 Shoqëria “Weil, Gotshal & Manges LLP” për llogari të Komisionit Evropian dhe në
            konsultim me Shoqatën Evropiane të Tregtuesve të Letrave me Vlerë dhe me Rrjetin Evropian të Drejtimit të Brendshëm
            të Shoqërive Tregtare.
            19  Shih Raportin e “Grupit të Nivelit të Lartë të Ekspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare”, “Për një kuadër
            rregullator  bashkëkohor  të  legjislacionit  për  shoqëritë  tregtare  në  Evropë”.  Këtë  raport  mund  ta  gjeni  në  adresën:
            http:/europa.eu.int/comm/internal_market/en/company/company/modern/index.htm dhe shih të rejat më të fundit për këtë
            nismë në adresën: http://ec.europa.eu/internal_market/company/modern/index_en.htm.
            20  COM (2003) 284 përfundimtar. Këtë dokument mund ta gjeni në adresën e mësipërme të internetit.
            21  http://ec.europa.eu/internal_market/company/modern/index_en.htm.
            22  Një listë të akteve ligjore të BE-së për Legjislacionin për Shoqëritë Tregtare (në fuqi dhe në proces përgatitjeje) mund
            ta gjeni në Shtojcën 1.


                                                                              12
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18