Page 11 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 11

tregtare; aktet për kontabilitetin dhe auditimin ligjor, si dhe për kushtet që duhet të plotësojnë
                   10
            auditorët;  legjislacioni për shërbimet financiare, përfshirë krijimin e një enti rregullator të
                                                                               11
            shërbimeve financiare dhe/ose të një burse; rregullat për marrjen në kontroll të shoqërive;
            procedurat  e  falimentit;  dispozitat  lidhur  me  transferimin  e  ndërmarrjeve;  përpilimi  i
            dispozitave penale, përfshirë ato për pastrimin e parave, tregtimin e brendshëm dhe abuzimin
            ndaj tregut; përpilimi i kodeve të drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare dhe kodeve të
            përgjegjësisë sociale të shoqërive tregtare; aktet rregullatore për mbrojtjen e konkurrencës.
                 Zbatimi i këtyre akteve ligjore dhe nënligjore varet nga metodat dhe procedurat që janë
                                                   12
            përcaktuar  gjatë  ecurisë  së  sistemit  ligjor  në  vend.   Në  përgjithësi,  mendohet  se  një  ligj
            organizativ i këtij lloji bën pjesë në të drejtën private, në dallim nga e drejta publike (e drejta
            administrative ose e drejta kushtetuese). Nga njëra anë, është e vërtetë se rregullat e tij vihen
            në zbatim përmes gjykatave civile dhe jo përmes agjencive shtetërore. Nga ana tjetër, lidhur
            me  themelimin  e  shoqërisë,  krijohet  një  rend  juridik  më  vete,  që  parashikon  të  drejta  dhe
            detyrime të posaçme të shoqërisë, që nuk kanë lidhje me të drejtat dhe detyrimet e ortakëve
            apo aksionarëve të saj. Pas themelimit, shoqëria “legjitimohet” jo vetëm nga themeluesit, por
            edhe nga i gjithë komuniteti i interesuar për iniciativën tregtare. Shoqëria pra fiton tagrat e saj
            që i njihen me ligj, si një konçesion jo vetëm prej themeluesve, por edhe nga një grup tjetër,
                                                                        13
            më  i  gjerë,  i  cili  përfshihet  dhe  ka  interes  në  arritjen  e  qëllimeve  të  saj.   Çështjet
            bashkëkohore të organizimit dhe aktivitetit të shoqërisë tregtare e kapërcejnë dallimin klasik
            midis të drejtës private dhe asaj  publike. Organizatat e biznesit monitorohen gjithnjë e më
            shumë lidhur me funksionin dhe përgjegjësinë e tyre sociale, sidomos ngaqë shumë prej tyre
            janë fuqizuar në masë të tillë sa mund të ushtrojnë ndikim të ndjeshëm në kushtet ekonomike
                                          14
            dhe politike kombëtare e ndërkombëtare.
                 Më në fund, për shkak të kolapseve spektakolare të disa prej korporatave të mëdha në
            SHBA dhe Evropë, vitet e fundit roli i shoqërive tregtare është bërë objekt i një debati shumë
            të  madh  në  nivel  ndërkombëtar,  me  pasojë  krijimin  e  vazhdueshëm  të  kushteve  të  reja
            rregullatore. “Mirëqeverisja e Korporatave” është bërë  formula magjike e  kësaj  dukurie.  E
            thënë shumë shkurt, modeli tradicional anglo-amerikan i qeverisjes së korporatave orientohet
            në kahun e siguruesit të kapitalit (investitori), ndërsa modeli evropian kontinental është disi
            më i orientuar në kahun e palëve të interesuara, pasi pranohet se edhe aktorë të tjerë, përveç
            siguruesit  të  kapitalit  (kryesisht,  punëmarrësit  dhe  kreditorët),  luajnë  njëfarë  roli  kyç  në
            drejtimin e shoqërive tregtare. Të dy sistemet janë objekt i një debati shumë të madh, por të


            10   Ligji  nr.10297,  datë  08.07.2010,  “Për  një  ndryshim  në  ligjin  nr.10091,  datë  5.3.2009,  ‘Për  auditimin  ligjor,
            organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar’.”
            11  Ligji nr.10236, datë 18.02.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.
            12  Shih J. Dine dhe M. Koutsias, “The Nature of Corporate Governance: the significance of national cultural identity”
            (“Natyra e drejtimit të brendshëm të shoqërisë tregtare: rëndësia e identitetit kulturor kombëtar”) (Edward Elgar, 2013).
            13  Pra, “teoria e koncesionit të dyfishtë” në raport me “teorinë klasike kontraktore”, që favorizon rolin e themeluesve dhe
            të aksionarëve në çdo fazë të ciklit të jetës së shoqërisë; shih J. Dine, “The Governance of Corporate Groups” (“Drejtimi
            i brendshëm i grupimeve të shoqërive tregtare”), Kembrixh, Shtypshkronja “University Press”, 2000, f. 201.
            14  Për këtë, shih J. Dine, M. Koutsias, M. Blecher, “Company Law in the New Europe” (“Legjislacioni për shoqëritë
            tregtare në Evropën e re”), (Edward Elgar, 2006),


                                                                              10
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16