Page 18 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 18

se  faza  aktuale  e  zhvillimit  dhe  përgatitjes  institucionale,  për  fat  të  keq,  ende  ka  mbetur
            mbrapa. Nga ana tjetër, sidoqoftë, nëse një gjykatë apo administrata publike nuk zbaton një
            dispozitë ligjore kombëtare, që e konsideron të papajtueshme me “dispozitën e përafruar”, kjo
            nuk do të përbënte shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.


            IV.  Disa rregulla për interpretimin e zbatimit të ligjit të përafruar për shoqëritë
                tregtare

                 Është e qartë se ligji për shoqëritë tregtare është hartuar si ligj i përafruar. Për rrjedhojë,
            zbatimi dhe interpretimi i këtij ligji, përfshirë shpjeguesin  që ju paraqitet, duhet bazuar tek
            standardet e sipërpërmendura për interpretimin sipas “formulimit dhe frymës” së “dispozitave
            simotra”  evropiane. Në Shtojcën 1 jepet një listë e akteve ligjore evropiane që janë marrë
            parasysh gjatë hartimit të ligjit për shoqëritë tregtare dhe janë përditësuar në vitin 2014.
                 Nëse  një  dispozitë  e  ligjit  për  shoqëritë  tregtare  analizohet  bazuar  në  “dispozitën
            simotër”  të  njërit  prej  akteve  ligjore  evropiane,  dispozita  evropiane  mund  të  kërkojë
            interpretim.  Në  shumë  raste,  GJED  ka  bërë  komente  lidhur  me  interpretimin  e  dispozitës
            përkatëse.  Nëse  ky  interpretim  i  GJED  mungon,  juristët  shqiptarë  do  të  duhet  të  zbatojnë
            metodat  e  zakonshme  të  interpretimit  (interpretim  gramatikor,  historik,  sistematik  dhe
            teleologjik). Në kontekstin evropian, duhen marrë në konsideratë këto kritere:

                   formulimet e rregullores, direktivës apo rekomandimit;
                                                                         30
                   arsyet për hartimin, sikurse shpjegohen në preambulën përkatëse, nëse ka;
                   arsyet e dhëna në komunikimet e Komisionit të BE-së dhe pjesëmarrësve të tjerë në
                   procesin ligjbërës;
                   pozicioni i aktit ligjor në kontekstin e akteve të tjera në të njëjtën fushë ose në fusha
                   të përafërta;
                   pozicioni  i  çdo  norme  në  kontekstin  rregullator  të  rregullores,  direktivës  ose
                   rekomandimit;
                   qëllimi rregullator i rregullores, direktivës ose rekomandimit, dhe
                   prioriteti i sipërpërmendur lidhur me interpretimin, që garanton fuqinë maksimale të
                   rregullave dhe qëllimit të rregullores, direktivës ose rekomandimit të BE-së në nivel
                   kombëtar.

                 Ky shpjegues merr në konsideratë jurisprudencën e  GJED  dhe instrumentet e saj  për
            interpretim  ligjor.  Edhe  gjykatat  e  një  Shteti  Anëtar  mund  të  shërbejnë  si  udhëzues  për
            interpretimin e ligjit, nëse dispozita në fjalë është marrë nga ligjet përkatëse të Shtetit Anëtar.
            Për  shembull,  disa  dispozita  të  ligjit  shqiptar  për  shoqëritë  tregtare  bazohen  tek  modeli

            30  Këto bëjnë pjesë në aktin ligjor; krahaso nenin 296 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) (ish-
            neni 253 i Traktatit të KE-së).


                                                                              17
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23