Page 21 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 21
ligji për amnistinë;
ligji për ndarjen administrative të Republikës.
Referuar dispozitës së mësipërme të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se
ligje të zakonshme (pra të miratuar me një shumicë të thjeshtë) nuk mund të parashikojnë
vepra të reja penale, pavarësisht nga faktit se neni 1 i Kodit Penal i delegon ligjeve të tjera të
drejtën parashikimit të veprave të reja. Sipas Gjykatës Kushtetuese, edhe këto ligje të tjera
duhet të miratohen më të njëjtën shumicë të cilësuar.
Në vendimet e saj Gjykata Kushtetuese thekson se: “...nga pikëpamja e burimeve të së
drejtës, ligjet organike ose ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar zënë një hierarki më të lartë
krahasuar me ligjet e zakonshme. Kështu, nga kjo pikëpamje, ligjet e zakonshme nuk mund të
trajtojnë çështje që parashikohen të trajtohen nga kodet apo ligjet organike. Nëse hartuesi i
Kushtetutës do të kishte dashur t’u jepte të njëjtën fuqi gjithë akteve ligjore, neni 81, pika 2, i
35
Kushtetutës nuk do të kishte ekzistuar.”
Edhe pse, në mbështetje të parimit të “sigurisë ligjore”, ky këndvështrim mund të
vlerësohet i drejtë në lidhje me procesin e krijimit të veprave të reja penale, Gjykata
Kushtetuese nuk arriti të sqarojë përfundimisht nëse ky interpretim i nenit 81, pika 2 të
Kushtetutës, do të shtrohet ose jo edhe ndaj fushave të tjera ligjore.
Pa hyrë në thellësi të dallimit teorik mes kodeve, si rend sistematik normash ligjore, dhe
ligjeve, dhe duke vlerësuar se së fundmi legjislacioni shqiptar ka hasur një prodhimtari të lartë
aktesh ligjore të quajtur “Kode”, përtej kodeve klasike civil, penal e të procedurave
36
përkatëse , zgjerim i këtij interpretimi të nenit 81, pika 2 të Kushtetutës, edhe për fushat e
ndryshme nga ajo penale, do të ishte e dëmshme, pasi vakumi ligjor që do të krijohej, do të
shkonte kundër vetë parimit të “sigurisë ligjore”.
Përtej çështjes së fushës së veprimit mes Kodit Civil dhe ligjit për shoqëritë tregtare,
disa parashikime të Kodit Civil që gjejnë zbatim të posaçëm, për shkak të natyrës dhe
veprimtarisë së ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare, janë për shembull ato mbi përfaqësimin
(neni 64 e në vijim, veçanërisht neni 65 mbi përfaqësimin ligjor), mbi përgjegjësinë që rrjedh
nga produktet (neni 628 e në vijim), mbi konkurrencën e pandershme (neni 368 e në vijim)
etj.
Gjithashtu, disa nga format e posaçme të kontratave të parashikuara nga Kodi Civil
gjejnë zbatim kryesisht në kuadër të veprimtarisë ekonomike, e si të tilla këto forma
37
kontratash kanë rëndësi të veçantë për ndërmarrjen .
Nga ana tjetër, dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare kanë rëndësi të madhe për
shoqëritë e thjeshta, parashikuar nga Kodi Civil (neni 1074 e në vijim), pasi shoqëritë e
thjeshta trajtohen me regjimin e Kodit Civil, për sa kohë ato nuk paraqesin cilësitë dalluese të
35 Vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nr 1, datë 12.1.2011.
36 Për shembull Kodi i Procedurave Administrative.
37 Për shembull: sipërmarrja (neni 850 e në vijim), transporti (neni 877 e në vijim), porosia (neni 935 e në vijim),
spedicioni (neni 945 e në vijim), agjencia (neni 950 e në vijim), shërbimet bankare (neni 1024 e në vijim), franchizing
(neni 1056 e në vijim) dhe sigurimet (neni 1113 e në vijim).
20

