Page 26 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 26

6.  Tregtari  është  i  detyruar  të  ndjekë  parimet  e  ndershmërisë  profesionale,  të
            zbatueshme në mjedisin tregtar, ku ai vepron. Tregtari, për detyrimet që rrjedhin nga
            veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të
            tashme  dhe  të  ardhshme,  përfshirë  pasuritë  e  luajtshme  e  të  paluajtshme,  pronësitë
            industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e
            të cilave mund të shprehet në para.
                 7. Tregtari e humbet statusin e tij kur pushon ushtrimin e veprimtarisë ose kur
            është  i  detyruar  ta  pushojë  atë.  Në  një  rast  të  tillë  ai  çregjistrohet  nga  regjistri,  në
            përputhje  me  nenet  48  deri  në  53  të  ligjit  nr.9723,  datë  3.5.2007  "Për  Qendrën
            Kombëtare të Regjistrimit".

            Komente:

            1.    Sikurse edhe ligjet e tjera të vendeve të rajonit (Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Slloveni),
            neni  2  përmban  dispozita  për  rolin  e  personit  fizik  të  vetëpunësuar.  Pasi  është  hequr  çdo
            referim ndaj natyrës së aktiviteteve të veçanta me karakter “tregtar”, qëllimi bazë rregullator
            sa i takon këtij aktori “klasik” tregtar (në ligjin tregtar gjerman 1: “shitës”) buron nga fakti se
            organizimi personal i rregullt i biznesit mund të luajë një rol të rëndësishëm në treg që duhet
            t'i  bëhet  i ditur publikut  të interesuar. Prandaj ligjet apo jurisprudenca kontinentale u kanë
            atribuar  privilegje  dhe  detyrime  të  veçanta  këtyre  tregtarëve  “të  rëndësishëm”,  përfshirë
            formalitete kontraktore, detyrime që përfshijnë defektet e mallrave, standarde të veçanta për
            përgjegjësinë  ligjore  referuar  aftësive  profesionale  etj.  Detyrime  dhe  privilegje  të  tilla,  në
            thelb,  do  të  ishin  të  zbatueshme  për  gjithë  organizatat  e  biznesit,  përveç  kur  parashikohet
            ndryshe me dispozita të posaçme.
            Për  të  përcaktuar  se  kur  një  personi  fizik  i  vetëpunësuar  është  aq  “i  rëndësishëm”  sa  t’i
            nënshtrohet të drejtave dhe detyrimeve të përmendura më lart, pika 4 e nenit 2, parashikon se
            personi  fizik  quhet  “tregtar”,  kur  vëllimi  i  aktivitetit  ekonomik  të  ushtruar  kërkon  “një
            organizim të zakonshëm tregtar”. Pa u thelluar mbi arsyet dhe tendencën e Shteteve Anëtare
            të  BE-së,  për  identifikimin  e  “veprimtarisë  tregtare”,  ligji  për  shoqëritë  tregtare  kapërcen
                                                                           39
            kriterin cilësor të llojit të veprimtarisë tregtare kërkuar nga legjislacioni i mëparshëm , duke
            e  zëvendësuar  me  një  kriter  “sasior”. Për  shkak  të  shumëllojshmërisë  së  veprimtarive  dhe
            ndryshimeve ekonomike, përcaktimi i një kriteri sasior më mënyrë objektive në ligj nuk do të
            ishte zgjidhja më e përshtatshme, pasi do të mungonte fleksibilitetit  i  nevojshëm. Për këtë
            arsye,  kriteri  sasior  përcaktohet  në  mënyrë  indirekte,  e  subjektive,  kur  veprimtaria  arrin


            39  Kujtojmë se sipas neneve 2 dhe 4 të ligjit nr.7632, datë 4.11.1992 "Për pjesën e përgjithshme të Kodit Tregtar", tashmë
            shfuqizuar nga ligji për shoqëritë tregtare, cilësia e “tregtarit” identifikohej nëpërmjet llojit të veprimtarisë, konkretisht:
            (i)  Blerja  me  qëllim  rishitjeje  ,  shitja  që  rrjedh  nga  një  blerje  e  mëparshme  e  bëre  me  qëllim  rishitjeje,  si  dhe
            përgjithësisht çdo veprim shkëmbimi i lidhur me një veprim tjetër shkëmbimi; (ii) Çdo akt i sipërmarrjeve industriale të
            ndërtimit, të shfrytëzimit të minierave, të transportit, të sigurimeve, të magazinimit, të shfaqjeve publike, të reklamës, të
            botimit të shtypshkrimit jo artizanal; (iii) Çdo operacion bankar dhe këmbimi; (iv) Të gjitha operacionet ndërmjetëse
            tregtare, si operacionet e ndërmjetësisë ose të spedicionit dhe ato të përfaqësuesve tregtare.


                                                                              25
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31