Page 31 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 31
tregtare nuk mund të ngrihet pas publikimit të korrigjimit të rrethanës që shkakton
pavlefshmërinë, sipas këtij neni, nëse kjo rrethanë mund të korrigjohet.
Komente:
1. Siç u përmend shkurtimisht në paragrafët hyrës të këtij shpjeguesi, gjatë procesit të
konsultimit për projekt amendamentet ndaj ligjit për shoqëritë tregtare, palët e interesit dhe
juristë kanë ngritur, ndër të tjera, disa shqetësime lidhur me zbatimin e ligjit për shoqëritë
tregtare sa i takon pavlefshmërisë së themelimit, pavlefshmërisë së akteve të tjera të shoqërisë
tregtare dhe afateve për ngritjen e padive sipas ligjit për shoqëritë tregtare.
Së pari, dëshirojmë të shpjegojmë arsyen e mungesës së dispozitave për pavlefshmërinë
e shoqërisë tregtare në tekstin origjinal të ligjit për shoqëritë tregtare.
Parimet e sigurisë juridike dhe mbrojtjes së palëve të treta janë pika qendrore e
legjislacionit të BE-së për shoqëritë tregtare. Kështu, me qëllim mbrojtjen e palëve të treta që
hyjnë në marrëdhënie me shoqërinë tregtare, dispozitat e Direktivës së Parë për Legjislacionin
47
46
për Shoqëritë Tregtare , siç përsëritet në Direktivën 2009/101/KE , synojnë:
48
i) të kufizojë shkaqet për pavlefshmërinë e shoqërive tregtare, dhe
ii) të parashikojë pasoja të qarta të këtyre pavlefshmërive;
Por direktivat e lartpërmendura nuk e pengojnë legjislacionin e brendshëm të zgjedhë
opsionin e mosparashikimit të asnjë shkaku për pavlefshmërinë e shoqërive tregtare, meqë kjo
do të ofronte mbrojtje maksimale për palët e treta. Nëse një shoqëri tregtare, që krijohet,
regjistrohet dhe nuk ekzistojnë baza faktike për pavlefshmëri, kreditë e palëve të treta janë të
siguruara. Për rrjedhojë, opsioni i zgjedhur me miratimin e tekstit origjinal të ligjit për
shoqëritë tregtare ishte mospranimi i asnjë shkaku për pavlefshmërinë e shoqërisë tregtare. Sa
i takon pavlefshmërisë së shoqërisë tregtare, disa përfaqësues të palëve të interesit ngritën
shqetësimin se, pavarësisht nga fakti se ligji për shoqëritë tregtare nuk parashikonte shkaqe
për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërive tregtare, në praktikë, gjykatat shqiptare, duke
vepruar në analogji me parashikimet e pavlefshmërive të veprimeve juridike për kontratat,
parashikuar në Kodin Civil, kishin përcaktuar praktikën e konstatimit apo shpalljes së
pavlefshmërisë së shoqërive.
46 Direktiva e Parë e Këshillit 68/151/KEE, datë 9 mars 1968, për bashkërendimin e elementeve mbrojtës që ua kërkojnë
Shtetet Anëtare shoqërive tregtare për mbrojtjen e interesave të pronarëve, në kuadër të paragrafit të dytë të nenit 58 të
Traktatit, për vendosjen në një nivel të elementeve mbrojtës në gjithë Komunitetin.
47 Neni 12.
48 Direktiva 2009/101/KE përdor termin “pavlefshmëri”, pavarësisht nëse, në bazë të legjislacionit kombëtar, shkaku
përkatës kategorizohet si shkak mos-ekzistence, pavlefshmërie absolute, pavlefshmërie relative apo shpalljes së
pavlefshmërisë. Termi “pavlefshmëri” përdoret në nivel të përgjithshëm edhe në këtë shpjegues, duke përfshirë shkaqet e
mos-ekzistencës, pavlefshmërisë absolute, pavlefshmërisë relative apo shpalljes së pavlefshmërisë, sipas klasifikimit që
bën legjislacioni shqiptar.
30

