Page 33 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 33
datës së themelimit, sipas vështrimit tonë, kjo nuk përbën problem të veçantë për interpretim,
pasi logjikisht vlerësimi i zotësisë nuk ka se si mos i referohet momentit të kryerjes së
veprimit juridik. Kjo çështje do interpretuar sipas dispozitës përkatëse për pavlefshmërinë, të
Direktivës 2009/101/KE, dhe për rrjedhojë, i njëjti interpretim duhet të vlejë edhe për nenin
3/1, shkronja “b”, të ligjit për shoqëritë tregtare. Gjithashtu, sa i takon ndryshimit të dytë bërë
në komisionet parlamentare në “çastet e fundit”, pavarësisht nga vendosja e fjalës “juridike”
pas fjalës “zotësi”, duhet kuptuar qartë se neni 3/1, shkronja “b”, i referohet zotësisë për të
vepruar sipas nenit 6 të Kodit Civil dhe jo zotësisë juridike sipas nenit 1, që është zotësia e të
gjithë individëve të gjallë për të qenë objekt i të drejtave dhe detyrimeve, dhe si e tillë, është
një koncept tërësisht i ndryshëm nga zotësia për të vepruar.
Zotësia për të vepruar u jepet dhe/ose u hiqet individëve në përputhje me nenin 6 e në
vijim të Kodit Civil. Zotësia për të vepruar është zakonisht diçka që e ka kushdo që mbush
moshën tetëmbëdhjetë vjeç, mirëpo, në raste të veçanta, Kodi Civil parashikon se edhe
persona në moshë më të vogël mund të fitojnë zotësinë juridike për të vepruar. Gjithashtu,
persona në moshë të rritur, të cilët për shkak të një sëmundjeje mendore ose të zhvillimit të
vonuar, nuk mund të kujdesen për veten, mund ta humbasin zotësinë juridike. Ligji për
shoqëritë tregtare nuk e trajton më tej çështjen e zotësisë për të vepruar, duke qenë se kjo
është një çështje që i përket vetëm Kodit Civil dhe është jashtë objektit të ligjit për shoqëritë
tregtare.
Natyra e këtij shkaku pavlefshmërie, bazuar në kategorizimin e përgjithshëm që bën
50
legjislacioni shqiptar , mund të jetë absolute ose relative, në varësi të rastit (mosha, pëlqimi i
prindit/kujdestarit, humbja e zotësisë për të vepruar etj.). Megjithatë, sipas propozimit
origjinal të nenit 3/1, kategorizimi i pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare, në
absolute apo relative, ishte i parëndësishëm e nuk sillte asnjë dallim praktik në pasoja, pasi,
duke ndjekur parimet e Direktivës 2009/101/KE, parashikohej i njëjtin regjim pasojash për të
gjitha shkaqet e pavlefshmërisë. Siç do të shpjegohet në faqet në vijim, nëpërmjet
ndryshimeve të bëra në komisionet parlamentare në “çastet e fundit”, u parashikua një dallim
në pasoja sipas natyrës së pavlefshmërisë.
Një pyetje që mund të lindë lidhur me këtë shkak ka të bëjë me faktin kur themeluesit
janë subjekte juridike të tjera. A zbatohet shkronja “b” e nenit 3/1 edhe kur themeluesit janë
subjekte juridike?
Nisur nga interpretimi i tekstit të shkronjës “b” të nenit 3/1, dhe duke pasur parasysh se
në bazë të Kodit Civil zotësia për të vepruar i referohet vetëm personave fizikë, aplikimi i
këtij shkaku, kur themeluesit janë subjekte të tjera, nuk do të ishte i përshtatshëm. Mund të
thuhet se, meqenëse personat juridikë janë subjekte fiktivë që krijohen nga ligji për synime të
ndryshme (në rastin e shoqërive tregtare, për të nxitur aktivitetin tregtar), personaliteti juridik
që fitohet me ligj është i barasvlershëm me zotësinë juridike të individëve të gjallë në bazë të
50 Shih nenin 92 e në vijim të Kodit Civil. Shih edhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë të Republikës së
Shqipërisë nr.13, datë 09.03.2006, dhe nr.10, datë 18.09.2009.
32

