Page 36 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 36
hollësi specifike për objektin e saj, por, në fakt, shkronja “ç” zbatohet për raste kur në Statut
mungojnë dispozita lidhur me objektin. Kështu, regjistrimi i shoqërisë tregtare me klauzolë
me objekt të përgjithshëm (domethënë, çfarëdo aktiviteti tregtar të ligjshëm), parashikuar në
ligjin për regjistrimin e biznesit, vazhdon të jetë i vlefshëm sipas shkronjës “ç” të nenit 3/1 të
ligjit për shoqëritë tregtare.
5. Shkronja “d” e nenit 3/1 i referohet rastit kur shoqëritë tregtare me kapital të nënshkruar
më të ulët sesa shuma minimale që kërkon ligji për shoqëritë tregtare. Së pari, ky shkak nuk
vlen për shoqëritë kolektive dhe komandite, meqenëse ligji për shoqëritë tregtare nuk kërkon
kapital minimal në lidhje me to. Gjithashtu, duke pasur parasysh se kapitali minimal për
59
shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar është simbolik , ky shkak pavlefshmërie ka shumë pak
rëndësi për këtë lloj shoqërie. Kështu që shkaku i pavlefshmërisë i shkronjës “d” të nenit 3/1
ka rëndësi kryesisht për shoqëritë aksionare, për të cilat ligji për shoqëritë tregtare kërkon një
60
vlerë të konsiderueshme të kapitalit minimal . Duhet sqaruar, gjithashtu, se në rastin kur ligje
të posaçme kërkojnë nivel më të lartë kapitali minimal për kryerjen e aktiviteteve tregtare të
veçanta të rregulluara (si për shembull aktiviteti bankar, apo i sigurimeve), krijimi i një
shoqërie me një nivel kapitali më të ulët sesa niveli minimal i kërkuar nga ligjet e posaçme të
fushës, nuk përbën pavlefshmëri sipas nenit 3/1 të ligjit për shoqëritë tregtare, dhe pasoja e
vetme në këto raste do të ishte pamundësia e shoqërisë për të ushtruar aktivitet në atë fushë të
rregulluar.
6. Shkaku i fundit për pavlefshmërinë e shoqërisë tregtare, që parashikon neni 3/1, është
gërma “dh”, kur kapitali i nënshkruar i shoqërisë aksionare nuk është parapaguar nga
themeluesit përkatës përpara regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Duket qartë se ky
shkak zbatohet vetëm për shoqëritë aksionare dhe dispozitat, në bazë të të cilave ky shkak për
pavlefshmëri do të verifikohet, janë ato të nenit 113 e në vijim të ligjit për shoqëritë tregtare.
7. Për sa i përket pasojave të pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare, siç u tha
më sipër, kategorizimi i pavlefshmërisë, në absolute apo relative, ishte i parëndësishëm e nuk
sillte asnjë dallim praktik në pasoja. Ky trajtim ishte në përputhje me parashikimet e
Direktivës 2009/101/KE. Gjatë seancave parlamentare, teksti i nenit 3/1 u amendua dhe tani
pikat 3 dhe 4 përmbajnë dy dispozita të ndryshme për mundësinë e korrigjimit, si pasojë e
shkaqeve absolute dhe relative të pavlefshmërisë. Teksti i miratuar i pikës 3, që ka të bëjë me
pavlefshmërinë absolute, dhe i pikës 4, që ka të bëjë me pavlefshmërinë relative, duket se
çojnë në konkluzionin se shkaqet absolute të pavlefshmërisë nuk mund të korrigjohen, nëse
praktikisht ekziston mundësia e korrigjimit. Theksojmë se kjo ndarje pasojash nuk është në
përputhje me kërkesat Direktivës 2009/101/KE.
Nga lista e shkaqeve që rendit neni 3/1, pika 1, vetëm rasti që parashikohet në shkronjën
“b” mund të çonte në pavlefshmëri absolute, nëse të gjithë themeluesit, në datën e themelimit,
59 Tani, 100 lekë.
60 Tani, 3.5 milion lekë.
35

