Page 28 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 28

3.    Pasi  ka  përcaktuar  rregullin  për  identifikimin  e  “tregtarit”,  ligji  i  shoqërive  tregtare
            parashikon disa përjashtime për raste të posaçme.  Neni 2, pika 2, e përjashton  aplikimin e
            statusit  të  tregtarit  për  të  ashtuquajturat  profesione  të  lira,  edhe  nëse  arrihet  kriteri  sasior,
            përveç  kur  parashikohet  ndryshe  me  ligj  të  veçantë.  Për  shkak  të  statusit  të  tyre  social  të
            veçantë, zakonisht, përcaktohet me ligje të veçanta se këto profesione duhet të kenë status dhe
            anëtarësi në shoqatat e tyre profesionale, si edhe kërkesa specifike rregullatore. Pra, në këto
            raste,  përcaktimi  i  cilësisë  së  tregtarit  i  delegohet  legjislacionit  të  posaçëm  që  rregullon
            profesionet përkatëse.

            4.    Neni 2, pika 3, përmend rastin e veçantë të aktiviteteve bujqësore, blegtorale, pyjore e të
            ngjashme. Për sa kohë këto aktivitete kryhen në nivel familjar, zakonisht, ato janë aktivitete të
            vogla dhe, për rrjedhojë, përjashtohen nga neni 2, pika 4. Mirëpo, neni 2, pika 3, sqaron se
            këto aktivitete nuk përjashtohen si të tilla nga ligji për shoqëritë tregtare, dhe trajtimi i tyre
            ligjor  ndjek  të  njëjtën  logjikë  me  atë  që  ndiqet  për  tregtarët,  nëse  aktiviteti  përqendrohet
            kryesisht tek përpunimi dhe shitja e produkteve bujqësore, blegtorale apo pyjore (agrobiznes),
            veprimtari të cilat, zakonisht, kërkojnë një organizim tregtar. Prandaj, bujkut, që merret me
            agropërpunim dhe biznes, i duhet të provojë se biznesi i tij nuk ka një vëllim të tillë që të
            kërkojë një “organizim të zakonshëm tregtar”. Në mungesë të përcaktimit të pragut minimal
            për nga Ministria e Financave dhe ministria përgjegjëse për ekonominë, bujku mund ta ketë të
            vështirë të provojë se aktiviteti i tij nuk ka nevojë për organizim të zakonshëm tregtar.

                                            Neni 3
                                       Shoqëritë tregtare
                 1.  Shoqëritë  tregtare  themelohen  nga  dy  ose  më  shumë  persona  fizikë  dhe/ose
            juridikë,  që  bien  dakord  për  arritjen  e  objektivave  ekonomikë  të  përbashkët,  duke
            dhënë  kontribute  në  shoqëri,  sipas  përcaktimeve  në  statutin  e  saj.  Shoqëritë  me
            përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen edhe vetëm nga një
            person fizik dhe/ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm).
                 2.  Shoqëritë  tregtare  duhet  të  regjistrohen  sipas  nenit  22  të  ligjit  nr.9723,  datë
            3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", si dhe neneve në vijim, sipas formës
            përkatëse të shoqërisë tregtare.
                 3. Shoqëritë tregtare fitojnë personalitetin juridik në datën kur kryhet regjistrimi i
            tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Shoqëritë përgjigjen me të gjitha aktivet e
            tyre për detyrimet, që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara.

            Komente:

            1.    Lidhur  me  shoqëritë  tregtare,  ligji  e  quan  të  mirëqenë  faktin  se  aktivitetet  e  tyre
            ekonomike  “kërkojnë  një  organizim  të  zakonshëm  tregtar”.  Për  rrjedhojë,  vendimi  për  të
            krijuar njërën prej katër formave të shoqërive përcakton edhe detyrimin për t’u regjistruar në
            cilësinë e tregtarit, duke e bërë të panevojshëm pragun që mund të përdorej në këtë rast.

                                                                              27
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33