Page 27 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 27
përmasa të tilla sa nuk mund të kryhet më nga një person i vetëm (apo me ndihmën e
familjarëve), por nevojiten struktura të posaçme, mbajtja e librave kontabël dhe e llogarive
financiare, si dhe punësimi i personelit të nevojshëm për administrimin e suksesshëm të
veprimtarisë (pra, kërkojnë një organizim të zakonshëm tregtar).
Gjithsesi, për të mundësuar një kriter sasior, fleksibël, uniform, minimal e objektiv, ligji për
shoqëritë tregtare i delegon ministrisë së financave dhe ministrisë përgjegjëse për ekonominë,
detyrën e përcaktimit të pragjeve minimale të vëllimit të veprimtarisë, në bazë të të cilave
veprimtaria quhet domosdoshmërisht “tregtare”.
Për fat të keq, që prej vitit 2008, ministritë e lartpërmendura nuk kanë arritur ta miratojnë
pragun e vëllimit minimal, për të dalluar veprimtaritë “tregtare” nga veprimtaritë e tjera
ekonomike, profesionale apo artizanale. Në praktikë, rezultati i këtij pasiviteti është se nëse,
herë pas here, qeveria do të dojë të ndihmojë aktivitete të caktuara duke eliminuar burokracinë
dhe procedurat e regjistrimit, asaj do t’i duhet që të miratojë përjashtime të posaçme nga aktet
40
ligjore dhe nënligjore në fuqi . Nga ana tjetër, nëse përdoret ky instrument fleksibël, qeveria
mund t’i menaxhojë politikat dhe procedurat për zhvillimin e biznesit pa qenë e detyruar të
mbajë barrën e procesit legjislativ. Me qëllim koordinimin e dispozitave ligjore, në vitin 2015
41
një parashikim i ngjashëm u përfshi edhe në ligjin për regjistrimin e biznesit .
2. Referuar pasojave ligjore lidhur me statusin e tregtarit, pika 6 e nenit 2 përcakton një
standard të posaçëm objektiv të përgjegjësisë, kur deklaron se tregtari duhet të përmbushë
“standardin e ndershmërisë profesionale, të zbatueshme në mjedisin tregtar, ku ai vepron”.
Shkelja e “detyrimit për të vepruar me kujdes dhe me aftësi” rezulton në përgjegjësinë ligjore
42
të tregtarit, nëse ai nuk provon se shkelja e detyrimit nuk është bërë me faj . U takon
gjykatave ta vendosin këtë standard të njohurive dhe kujdesit të pritshëm profesional lidhur
me të drejtat dhe pronat e pjesëmarrësve të tjerë në mjedisin e veçantë tregtar të çështjes në
gjykim. Mbase, gjykatat do të përcaktojnë edhe detyrime dhe privilegje të tjera, si dhe lidhjet
përkatëse me dispozitat e nenit 638 të Kodit Civil. Deri tani, e vetmja kërkesë ligjore e
posaçme lidhur me rolin e tregtarit është detyrimi për t’u regjistruar. Tregtari është përgjegjës
për çdo shkelje të detyrimeve të tij për gjithë pasuritë e tij, pra, nuk parashikohet asnjë
43
përgjegjësi të kufizuar për ta (neni 2, pika 6). Në legjislacionin e disa Shteteve Anëtare të
BE-së, cilësia e tregtarit ka dallime praktike me pasoja më të rënda, pasi vetëm një tregtar i
nënshtrohet procedurave të falimentimit, dhe sanksioneve përkatëse.
40 Për shembull, aktualisht shitësit ambulantë dhe fermerët regjistrohen vetëm pranë autoriteteve tatimore në bazë të
dispozitave të ligjit nr.9920 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
41 Sipas nenit 22, pika 2 e ligjit për regjistrimin e biznesit, siç është ndryshuar nga ligji nr.8/2015, parashikon se përveçse
kur një ligj i posaçëm parashikon ndryshe, nuk detyrohen të regjistrohen në regjistër personat fizikë, në kuptimin e Kodit
Civil, të përcaktuar me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për tregtinë dhe të Ministrit të Financave, që veprojnë
si punëdhënës apo të vetëpunësuar në fusha të posaçme apo që ushtrojnë një veprimtari me vëllim të vogël qarkullimi.
42 Kjo përket me normat e përgjithshme të Kodit Civil për përgjegjësinë; neni 608 i Kodit Civil.
43 Për shembull Italia.
26

