Page 24 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 24
Përemri vetor "ai" përfshin edhe përemrin vetor "ajo" dhe përemri vetor "atë" i
nënkupton të dyja gjinitë, me përjashtim të rastit kur sipas kontekstit të dispozitës
rezulton ndryshe.
Komente:
1. Dëshirojmë t’i nisim këto komente duke shpjeguar se çfarë nuk parashikon neni 1 i ligjit
për shoqëritë tregtare: Nuk ka një nen hyrës me përkufizime duke qenë se klauzola të tilla të
përgjithshme për përkufizimet në një ligj për shoqëritë janë, ose tepër të thjeshta dhe madje
tautologjike (për shembull “aksionari është një person, i cili mban aksione të një shoqërie
aksionare”), ose tepër të gjata dhe komplekse për t’u përkufizuar jashtë kontekstit në të cilin
përdoren. Shpeshherë, përfshirja e përkufizimeve, në vend që ta thjeshtojë e ndërlikon më
shumë strukturën e ligjit. Po kështu, megjithëse seksione të ndryshme të ligjit për shoqëritë
tregtare kërkojnë vendosjen e referimeve, këto duhet të shmangen kur nuk janë absolutisht të
nevojshme. Për rrjedhojë, ligji për shoqëritë tregtare me të drejtë parashikon përkufizime
vetëm kur i kërkon konteksti rregullator i një dispozite të posaçme.
2. Neni 1, pika 1, nuk jep ndonjë përkufizim të përgjithshëm të organizatave të biznesit që
mbulon ky ligj. Ky nen vetëm sa i përmend tregtarët dhe shoqëritë tregtare, pa sqaruar pse
është e logjikshme që këto dy grupe të parashikohen në të njëjtin ligj. Megjithatë, për të bërë
dallimin mes tregtarit dhe personit fizik të vetëpunësuar, që për shembull, vepron si shitës
ambulant, ose për të bërë dallimin ndërmjet shoqërive të thjeshta dhe shoqërive kolektive,
është e logjikshme të nënvizohet koncepti ku mbështetet nocioni i tregtarëve dhe shoqërive
tregtare. Dallimi ndërmjet shoqërive të thjeshta dhe atyre kolektive ka marrë rëndësi, sepse
nenet 22 dhe 28, pika 2, të ligjit për regjistrimin e biznesit përcaktojnë detyrimin për
regjistrim, edhe për shoqëritë e thjeshta të rregulluara sipas Kodit Civil. Ajo që i bashkon
tregtarët dhe shoqëritë tregtare (përfshirë shoqëritë kolektive e komandite, por jo ato të
thjeshta) është fakti se të gjithë kryejnë aktivitete të pavarura ekonomike, të cilat kërkojnë një
organizim të zakonshëm tregtar. Ky është edhe elementi kyç për të dalluar tregtarin dhe
shoqëritë tregtare, nga subjektet e tjera.
Neni 49, shkronja “f”, i MSA-së i përkufizon “veprimtaritë ekonomike” ose ndërmarrjet,
shoqëritë tregtare apo personat e vetëpunësuar si “veprimtari që, në parim, përfshijnë
veprimtaritë me karakter industrial, tregtar dhe profesional, si dhe veprimtaritë artizanale”.
Mirëpo, siç e tregojnë edhe fjalët “në parim”, lista është e hapur për të përfshirë çdo lloj
aktiviteti tjetër ekonomik. Me fjalë të tjera, MSA nuk kërkon që përkufizimi i tregtarëve ose
shoqërive tregtare t’i referohet një biznesi të ndonjë lloji të veçantë.
Përkufizimet ligjore të tregtarëve dhe shoqërive tregtare të ligjit për shoqëritë tregtare
38
nuk e kërkojnë që aktiviteti i tyre ekonomik të jetë fitimprurës . Në këtë mënyrë, aktivitete të
38 Neni 1074, pika 2, i Kodit Civil kërkon që ortakët e një shoqërie të thjeshtë të ndjekin një aktivitet ekonomik “me
qëllim ndarjen e fitimeve të nxjerra prej tij”; por kjo nuk do të thotë se shoqëria e thjeshtë do ta humbiste qëllimin e vet
23

