Page 20 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 20

Pra, ligji për shoqëritë tregtare gëzon një fushë zbatimi ekskluzive në lidhje krijimin,
            organizimin  e  funksionimin  e  brendshëm,  si  dhe  mbarimin  e  shoqërisë  tregtare,  dhe  ky
            ekskluzivitet buron pikërisht prej Kodit Civil, pasi vetë Kodi Civil i delegon këto parashikime
                          31
            tek ligji i  posaçëm .  Për pasojë, edhe  veprimet e detyrueshme  procedurale,  në kuptimin e
                                                                   32
            dispozitave  të  Kodit  Civil  mbi  pavlefshmërinë  e  veprimeve  juridike ,  të  lidhura  me
            themelimin organizimin e brendshëm dhe mbarimin e shoqërive tregtare, do të ishin ato të
                                          33
            përmbajtura në ligjin e shoqërive tregtare .
                 Në lidhje me këtë çështje gjatë procesit të konsultimeve për ndryshimet ndaj ligjit për
            shoqëritë  tregtare,  miratuar  në  vitin  2014,  aktorët  e  komunitetit  të  biznesit  dhe  juristët
            shqiptarë ngritën shqetësimin se dispozitat, asokohe në fuqi, nuk i rregullonin mjaftueshëm
            çështjet  lidhur  me  pavlefshmërinë  e  akteve  dhe  procedurave  të  brendshme  të  shoqërive
            tregtare, dhe ligji për shoqëritë tregtare nuk parashikonte një afat konkret të përgjithshëm për
            paditë  e  lidhura  me  zbatimin  e  ligjit  për  shoqëritë  tregtare.  Në  përgjigje  të  këtyre
            shqetësimeve,  disa  shtesa  dhe  ndryshime  të  posaçme  u  propozuan  në  ligjin  për  shoqëritë
            tregtare,  veçanërisht  në  lidhje  me  natyrën  e  pavlefshmërive  procedurale,  dhe  afatet  e
            përgjithshme për parashkrimit të padive.
                 Këto parashikime të reja u pranuan vetëm pjesërisht, të modifikuara pas diskutimesh të
            shumta, pasi Ministria e Drejtësisë i vlerësonte në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës
            Kushtetuese.  Si  përfundim,  vetëm  dispozitat  për  pavlefshmërinë  e  themelimit  të  shoqërisë
            tregtare  mbetën në  formën e nenit aktual  3/1, meqenëse u gjykua se ishte në përafrim  me
            nenin 12 të Direktivës 2009/101/KE.
                 Më  konkretisht,  për  sa  i  përket  fushës  së  zbatimit  të  Kodit  Civil  dhe  të  ligjit  për
            shoqëritë  tregtare,  në  vijim  të  disa  vendimeve  të  Gjykatës  Kushtetuese  të  Republikës  së
            Shqipërisë ka lindur një diskutim i rëndësisë së veçantë për lidhjen midis kodeve dhe akteve
                           34
            ligjore të zakonshme .
                 Sipas  nenit  81,  pika  2,  të  Kushtetutës  së  Republikës  së  Shqipërisë,  ligjet  vijuese
            miratohen me shumicën e cilësuar të tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit:

                   ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, që bazohen në Kushtetutë;
                   ligji për shtetësinë;
                   ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
                   ligji për referendumet;
                   kodet;
                   ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;
                   ligji për statusin e funksionarëve publikë;

            31  Neni 25 i Kodit Civil parashikon se “Persona juridikë privatë janë shoqëritë, shoqatat, fondacionet dhe entet e tjera me
            karakter privat, të cilat e fitojnë personalitetin juridik në mënyrën e caktuar nga ligji”.
            32  Nenet 92 e vijues të Kodit Civil.
            33  Për shembull, pavlefshmëria e thirrjes së mbledhjes së asamblesë së përgjithshme do të shkaktohej vetëm si pasojë e
            mosrespektimit të kërkesave përkatëse të ligjit për shoqëritë tregtare.
            34  Shih, për shembull, Vendimet nr. 3, datë 05.02.2010, nr.1, datë 12.1.2011, dhe nr.23, datë 8.6.2011.


                                                                              19
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25