Page 19 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 19

gjerman për shoqëritë tregtare. Në këtë rast,  mund të jetë e vlefshme të kuptohet si i kanë
            interpretuar “dispozitat simotra” Gjykata Federale Gjermane ose gjykatat gjermane të apelit.
                 Shpeshherë, është me rëndësi thelbësore të kuptohet nga burojnë dispozitat. Në ligjin
            për shoqëritë tregtare disa dispozita janë hartuar enkas për kushtet e Shqipërisë, duke përdorur
            shumë dispozita të jurisprudencës evropiane. Kur bëhen ligje, gjithnjë duhet patur parasysh
            përputhshmëria  me  aktet  përkatëse  ligjore  evropiane  dhe  me  juridiksionin  e  GJED.  Siç
            tregojnë çështjet gjyqësore të GJED, nuk mund të quhet e mirëqenë  se gjykatat e Shteteve
            Anëtare  e  interpretojnë  me  saktësi  rendin  juridik  evropian.  Meqenëse  BE-ja  është  një
            institucion kompleks, legjislacioni i saj shpesh herë është një kompromis midis interesave të
            veçanta të Shteteve Anëtare. Kur ndodh kjo, legjislacioni është një kompromis i ndërlikuar
            dhe teksti mund të jetë shumë i vështirë të interpretohet. Në ligjin për shoqëritë tregtare do të
            shohim  se  në  raste  të  caktuara  legjislacioni  i  BE-së  është  i  paqartë;  një  shembull  është
            interpretimi  i  direktivës  së  BE-së  për  përfaqësimin  e  drejtuesve  të  shoqërive  tregtare.  Kjo
            ndodh pasi Direktiva e Parë e KE-së për Ligjin e Shoqërive Tregtare ka qenë një kompromis
            midis Gjermanisë, Italisë dhe Francës, gjë që e bënte tejet të vështirë interpretimin e tekstit
            (shih nenin 12 dhe amendamentet e vitit 2013).


            V.  Lidhja e veçantë me Kodin Civil

                 Në  sistemet  ligjore  të  vendeve  që  ndjekin  traditën  e  së  drejtës  romake  (Civil  Law),
            dispozitat e Kodit Civil përfaqësojnë rregullat bazë për marrëdhëniet juridike dhe kontraktore
            midis personave fizikë dhe juridikë në sektorin e të drejtës civile dhe tregtare. Sigurisht, këtu
            përfshihen  edhe  lidhjet,  të  brendshme  ose  të  jashtme,  me  ligjin  për  shoqëritë  tregtare.
            Sidoqoftë, ndonëse çështjet kontraktore janë tejet të rëndësishme për ndërmarrjet, komuniteti
            në tërësi preket edhe nga interesa publike. Ndërmarrja, pavarësisht nëse është  zotëruar nga
            tregtar, ose ngritur në formën e shoqërisë së thjeshtë apo shoqërisë tregtare, rregullohet me
            ligj në favor të interesit publik.
                 Krijimi i ndërmarrjes tregtare nuk është një vendim i veçantë, duke qenë se ai ka të bëjë
            me  gjithë  shoqërinë.  Ndërmarrja  duhet  të  ketë  një  kulturë  etike;  ajo  nuk  është  vetëm  një
            instrument për të maksimizuar fitimet, por dhe pjesë e shoqërisë, dhe mbart vlerat kulturore të
            detyrueshme për komunitetin. Për rrjedhojë, organizimi i ndërmarrjeve tregtare në Shqipëri
            rregullohen me ligj, dhe duhet t’i nënshtrohet dispozitave kushtetuese, administrative, atyre
            kontraktore, të shpërblimit të dëmit jashtëkontraktor, apo të kodit të punës dhe pa u kufizuar
            vetëm në to.
                 Si një subjekt i së drejtës private, ndërmarrja, qoftë kjo e zotëruar nga tregtari, apo e
            organizuar në formën e një shoqërie, i nënshtrohet Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
            Me  rëndësi  të  veçantë  për  shoqërinë  tregtare  janë  dispozitat  e  Kodit  Civil  mbi  personat
            juridikë  (neni  24  e  në  vijim),  pasi  këto  përbëjnë  bazën  kryesore  për  pranimin  e  shoqërisë
            tregtare si subjekt i së drejtës private.


                                                                              18
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24