Page 22 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 22

shoqërisë tregtare (neni 1075 (2) i Kodit Civil). Duke vlerësuar ngjashmëritë mes formave
            ligjore,  në  këtë  shpjegues  do  të  diskutohen  shkurtimisht  edhe  dallimet  kryesore  midis
            shoqërive të thjeshta të parashikuara nga Kodi Civil dhe shoqërive kolektive, sipas ligjit për
            shoqëritë tregtare.
                 Më në fund, efekti i Kodit Civil përfshin gjithashtu disa aspekte metodike dhe rregullat
            për zbatimin dhe interpretimin. Rregullat e veçanta të interpretimit mund të gjenden në nenin
            681 e në vijim të Kodit Civil për kontratat. Këto rregulla tregojnë se, përgjithësisht, gjyqtarët
            dhe  juristët  gjenden  “midis  normave  dhe  fakteve”;  ata  nuk  ndjekin  thjesht  “formulimet  e
            ligjit”, duke qenë se kjo vështirë se do ta zgjidhte çështjen gjyqësore dhe do t’i kënaqte palët e
            saj. Puna ligjore e tyre ecën në dy drejtime, sidomos në çështjet gjyqësore civile dhe tregtare:
            Standardi adekuat (“i drejtë”) i zbatimit për një çështje të caktuar, që rezulton në pranimin apo
            refuzimin e një pretendimi normativ, vendoset si nga interpretimi i një dispozite ligjore, ashtu
            dhe nga shqyrtimi përkatës ligjor i fakteve të paraqitura nga palët që kanë marrë nismën në
            çështjet  e  procedurës  civile,  siç  e  tregon  neni  2  dhe  4  i  Kodit  të  Procedurës  Civile  të
            Republikës së Shqipërisë.

                 Tani fillojmë me komentet për dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare, për të shpjeguar
            përmbajtjen normative të tij.





































                                                                              21
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27