Page 25 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 25

rëndësishme ekonomike, si: administrimi  i  thjeshtë i pasurive (për shembull, i ndërtesave),
            pjesëmarrjet ose bashkëpunimi nëpërmjet tregtarëve dhe shoqërive tregtare që, në vetvete, nuk
            është  fitimprurës,  por  thjesht  ul  kostot  për  anëtarët  (për  shembull,  nëpërmjet  kërkimit
            shkencor dhe zhvillimit të përbashkët), përfshihen në objektin e ligjit për shoqëritë tregtare, pa
            qenë nevojë për forma të posaçme shoqërish, si: për shembull, shoqëritë tip “holding”.

            3.   Neni 1, pikat nga 2 deri në 4, parashikojnë detyra ose referime të rëndësishme. Në lidhje
            me regjistrimin (pika 2), nenet 22 e në vijim të ligjit për regjistrimin e biznesit, përcaktojnë
            tani gjithë kërkesat për regjistrimin fillestar. Të gjitha kërkesat për mbajtjen e librave kontabël
            dhe për pasqyrat financiare mund të gjenden në ligjet për kontabilitetin, Neni 1, pika 3. Pika 4
            e  po  të  njëjtit  nen  përmend  seksionin  tregtar  të  gjykatave,  si  kompetente  për  zgjidhjen  e
            çështjeve që parashikohen nga ligji për shoqëritë tregtare.

            4.    Këtu  dëshirojmë  të  nënvizojmë  parashikimin  e  pikës  5  të  nenit  1,  sipas  të  cilit:  Një
            shoqëri quhet se e përmbush kërkesën ligjore për hedhjen e informacioneve të veta në faqen e
            internetit duke iu referuar të njëjtit informacion që ka QKB-ja. Kjo konfirmon rolin e QKB-së
            si qendra dhe burimi kryesor për gjithë llojet e informacioneve për bizneset në Shqipëri, dhe
            mundëson shoqërinë tregtare t’i përmbushë kërkesat për  publikimin e informacioneve edhe
            nëse (ende) nuk i ka krijuar tërësisht strukturat e veta të komunikimit.

                                            Neni 2
                                           Tregtari
                 1.  Tregtari  është  personi  fizik,  sipas  kuptimit  të  Kodit  Civil,  i  cili  ushtron
            veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm.
                 2. Personi fizik, i cili ushtron një profesion të pavarur (si avokat, noter, kontabilist,
            mjek, inxhinier, arkitekt, artist etj.), vlerësohet tregtar, nëse një ligj i posaçëm i ngarkon
            këtë status.
                 3.  Personi  fizik,  i  cili  ushtron  veprimtari  bujqësore,  blegtorale,  pyjore  e  të
            ngjashme,  vlerësohet  tregtar,  nëse  veprimtaria  e  tij  përqendrohet  kryesisht  në
            përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale, pyjore (agrobiznes).
                 4. Personi fizik, veprimtaria ekonomike e të cilit, për shkak të vëllimit të tij, nuk
            kërkon një organizim të zakonshëm tregtar (tregtar i vogël), nuk vlerësohet tregtar e
            nuk i nënshtrohet këtij ligji. Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për ekonominë,
            me  urdhër  të  përbashkët,  miratojnë  pragjet  e  vëllimit  të  veprimtarisë,  në  bazë  të  të
            cilave lind detyrimi i regjistrimit si tregtar.
                 5.  Tregtari  regjistrohet  sipas  neneve  28  pika  1  dhe  30  të  ligjit  nr.9723,  datë
            3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit". Nëse tregtari ka krijuar një faqe në
            internet,  të  gjitha  të  dhënat  e  njoftuara  pranë  Qendrës  Kombëtare  të  Regjistrimit
            publikohen në këtë faqe.

            dhe do të prishej nëse nuk ka fitime për t’u ndarë.


                                                                              24
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30