Page 194 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 194

kjo është gjë shumë e çuditshme!” (Sad : 5). Ai i paraqet atyre pasimin e pastërt të
                      Dërguarit  (s.a.v.s.),  atë  që  ka  ardhur  nga  ai  dhe  dhënien  përparësi  asaj  para
                      mendimeve të njerëzve në pamjen e një mangësie të dijetarëve, largim nga thëniet e
                      tyre dhe të asaj që ata kuptuan nga All-llahu dhe I Dërguari i Tij, e s’ka dyshim se
                      kjo është sjellje e keqe me ta, dalje para tyre, e cila gjë shkakton supozim të keq për
                      ta, se atyre u ka kaluar e sakta e si të kemi ne forcë që t’ua kthejmë atyre, të fitojmë
                      dhe të jemi të kemi fat në saktësi para tyre, kështu ata largohen ata nga kjo me të
                      madhe dhe i bëjnë thëniet e tyre gjykuese të cilët patjetër duhet pasuar, kurse thëniet
                      e të Dërguarit (s.a.v.s.) janë të paqarta (të përngjashme) të cilat duhet të paraqiten
                      para  thënieve  të  tyre,  e  cilat  nga  ato  të  përputhen  i  pranojna  ndërsa  ato  që  i
                      kundërshtojnë  ato  i  refuzojnë,  ose  i  komentojmë,  ose  i  dorzojmë,  pastaj  shpirti
                      magjik betohet në All-llahun duke thënë: Ne nuk dëshirojmë tjetër veçse bëmirësi
                      dhe pëlqim, por ata janë që All-llahu e di se çka kanë në zemrat e tyre.
                      KAPITULL
                      Ai (Nefsi Emmare) e shfaqë ihlasin (sinqeritetin) në një pamje nga e cila duhet ikur,
                      e që është dalja nga gjykimi i mendjes normale, sjellje dinake e dyfytyrshe e cila e
                      tërheqë gjendjen e pronarit të tij dhe qëndrimin në mes njerëzve. Kurdo që ai i bënë
                      veprat e tij me sinqeritet dhe nuk vepron asgjë për askend do të largohet nga ata dhe
                      ata do të largohen nga ai, do t’i urrejë ata dhe ata do ta urrejnë, do t’i armiqësojë ata
                      dhe ata do ta armiqësojnë, ai do të ecë në një rrugë kurse ata do të jenë në një rrugë
                      tjetër, kështu  ai  ikë  nga kjo  sa të ketë  mundësi dhe qëllim i  tij  është  që  të jetë  i
                      sinqertë  në  një  masë  të  vogël  të  veprave  të  tij  të  cilat  nuk  ndërlidhen  me  ta  dhe
                      veprat e tjera të tij t’i bëjë për dikë tjetër përveç All-llahut.
   189   190   191   192   193   194