Page 189 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 189
e premtive të tij ndaj fëmijve të saj, vrasja e dashnorëve të saj dhe veprimet e
llojllojshme kundër tyre, kështu u zgjua në atë ndriçim me vendosmëri duke thënë:
“O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej
atyre që talleshin!” (Ez-Zummer : 56), e filloi të kaloj pjesën e mbetur të jetës së tij,
e cila nuk ka vlerë, duke zënë atë që i ka kaluar, duke ringjallur atë që e kishte
vdekur, duke shfrytëzuar begatitë të cilat i kanë kaluar dhe duke shfrytëzuar rastin e
mundësisë e cila poqëse i kalon i kanë kaluar të gjitha mirësitë. Pastaj në dritën e atij
zgjimi vëren begatitë e shumta të Zotit ndaj tij që prej momentit kur është zënë në
mitër e deri në atë moment të tij dhe ai kalon nëpër to haptas, fshehtas, natën, ditën,
i zgjuar, në gjumë, fshehtas dhe haptas, e sikur të angazhohet që t’i përfshijë të
gjitha llojet e tyre nuk do të kishte mundësi dhe mjafton se më e afërta është begatia
e shpirtit të cilit All-llahu çdo ditë i dhuron njëzet e katër mijë begati e çfarë të
themi për të tjerat. Pastaj në atë dritë ai sheh se ashtu sikurse nuk ka mundësi t’i
përfshijë ato nuk ka mundësi as të kryej hakkun e tyre dhe sikur Begatuesi t’i
kërkojë llogari për to një begati do t’ia përfshijë të gjitha veprat e tij, atëherë ai
bindet se nuk mund të shpresojë në shpëtim përveçse me faljen, mëshirën dhe
mirësinë e All-llahut.
Pastaj ai vëren në dritën e atij zgjimi se sikur ai të ketë vepruar mirësi sa të gjithë
njerëzit dhe xhindët do t’i konsideroj ato të pakta pranë madhështisë së Zotit të
madhëruar dhe të asaj që Ai e meriton me ndritshmërinë e fytyrës së Tij e
madhështinë e fuqisë së Tij, kjo sikur punët e tij të ishin nga ai dhe çfarë të themi
kur ato janë thjeshtë mirësi e dhunti e All-llahut të cilat Ai ia lehtësoi, ia mundësoi
ato, ia përgatiti dhe Ai ia dëshiroi ato, e sikur Ai të mos ia mundësonte ato ai nuk do
të gjente ndojë rrugë deri te ato kështu që ai nuk i sheh ato nga veta e tij dhe se All-
llahu i madhëruar nuk pranon asnjë punë të cilën pronari e sheh prej vetës së tij
derisa të mos e kuptojë ai se ajo është vetë pëlqim, mirësi dhe dhunti e Tij, se ajo
është prej All-llahut e jo prej vetës së tij dhe se nga vetja e tij nuk ka tjetër përveç të
keqës e shkaqeve të saj, çfarëdo begatie që ai posedon i është vetëm prej All-llahut,
është një sadak që Ai ia dhuroi, është një mirësi që Ai e dërgoi tek ai pa e merituar
atë me ndonjë shkak apo mjet. Kështu ai e sheh se Zoti dhe i adhuruari i tij është Ai
që meriton çdo mirësi, kurse ai e meriton çdo të keqe dhe kjo është bazë e të gjitha
veprave të mira të hapta e të fshehta, dhe se Ai i ngritë ato e i vendosa në divanin e
të djathtëve (pronarët e Xhennetit).
Pastaj atij i shëndritë në dritën e zgjimit një ndriçim tjetër në dritën e të cilës ai i
shehë të metat e vetës së tij, mangësitë e punës së tij, krimet dhe të këqijat që i kanë
parapri, shkeljen e ndalesave dhe dembelinë nga kryerja e shumë të drejtave e
obligimeve, e kur kjo i bashkohet dëshmisë së begative të All-llahut ndaj tij ai
kupton se e drejta e Begatuesit ndaj tij në begatitë e urdhërat e Tij nuk i lë atij asnjë
të mirë me të cilën ai mund të ngritë kokën e tij, kështu i qetësohet zemra e tij, i
coptohet shpirti i tij, i përulen pjesët e trupit të tij dhe drejtohet kah All-llahu
kokëulur duke qenë në mes dëshmisë së begative të Tij dhe njohjen e krimeve të tij,
të metave të shpirtit të tij e mangësive të punës së tij duke thënë: “I pranojë të
gjitha begatitë e Tua ndaj meje dhe e pranojë mëkatin tim, falëm mua sepse
nuk mund t’i falë gabimet askush përveç Teje” 286 , me këtë ai nuk i sheh vetës
asnjë të mirë, nuk e sheh vetën meritues për të dhe kjo i obligon atij dy çështjë të
mëdha:
E para: Shikimin e shumtë të begative që Ai ia dhuroi.
286
E transmetoi Buhariu (6323) dhe (11/134) në “Kitabud-daevat”, Ibn Maxhe (3872), Ahmedi në “El-
Musned” (4/122, 125). Fillimi I këtij hadithi është kështu: “O All-llah Ti je Zoti im, nuk ka tjetër zot
përveç Teje, Ti më krijove…”.