Page 188 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 188
sikur të arrijë nga kjo botë dhe shkaqet e saj të gjithaa ato që i ka arritur, përderisa të
mos jetë vetëm All-llahu i dashuri i tij, Zoti i tij, i adhuruari i tij dhe qëllimi i tij, si
dhe të jetë vetëm Ai i Cili do t’i ndihmojë në arritjen e kësaj. E vërteta është se ai
nuk ka mundësi të arrijë qetësi pa e realizuar vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej
Teje ndihmë kërkojmë, e edhe thëniet e komentatorëve rreth bindjes apo qetësisë
mbështetën në këtë.
Ibn Abbasi (r.a.) tha: El-Mutmeinne (shpirti i bindur plotësisht) është shpirti
vërtetues. Katadeja tha: Ai është besimtari të cilit i është qetësuar shpirti në atë që
premtoi All-llahu. El-Haseni tha: Është ai që vërtetoi atë që tha All-llahu i
madhëruar. Muxhahidi 284 tha: Është shpirti i cili është bindur në Zotin e tij dhe i cili
i është dorëzuar asaj që Ai bënë me të. Transmetoi Mensuri nga ai se tha: Ai është
shpirti i cili është bindur në All-llahun Zotin e tij dhe e ka nënshtruar zemrën ndaj
urdhërit dhe bindjes së Tij. Ibn Ebi Nexhih 285 tha: Shpirti mutmeinn është shpirti i
nënshtruar dhe i qetësuar në All-llahun. Poashtu tha: Është ai që është bindur në
takimin me All-llahun. Pra, thëniet e selefit rreth shpirtit të bindur plotësisht kanë të
bëjnë me këto dy baza: Bindja e diturisë dhe e imanit, si dhe bindja e dëshirës dhe
punës.
KAPITULL
Kur ai qetësohet (bindet) nga dyshimi në bindje, nga injoranca në dituri, nga hutia
në përkujtim, nga tradhëtia në pendim, nga mossinqeriteti në sinqeritet, nga
gënjeshtra në mosgënjeshtër, nga dobësia në zellshmëri, nga vetëdashuria në
nënshtrim, nga vërdallja në përulje dhe nga dembelia në veprim, atëherë shpirti i tij
ka ballafaquar bindjen apo qetësinë e plotë, e bazë e gjithë kësaj dhe fillim është
zgjuarja e cila është çelësi i parë i mirësisë sepse i hutuari nga përgatitja për takimin
me Zotin e tij dhe furnizimi për vendëkthimin e tij është në pozitën e të fjeturit
madje edhe në gjendje më të keqe se ai, sepse i mençuri e kupton premtimin e
dënimin e Tij dhe të drejtat që i përcaktojnë urdhëresat, ndalesat dhe dispozitat e
Zotit të madhëruar, por atë e pengon nga kuptimi i vërtetë dhe e ulë atë që të kuptojë
kotja e zemrës, e që është hutia e tij në të cilën ai është shtrirë dhe e cila i ka zgjatur,
ai është qetësuar dhe përjetësuar në ngacmimet e epsheve kështu që është ashpërsuar
përjetësia dhe qetësia e tij, si dhe është zhytur në pluhurin e epsheve, e kanë sunduar
atë traditat dhe shoqërimi me të papunët, është bërë i kënaqur tu përngjajë atyre që
humbin kohën, kështu ai është në shtratin e tij me ata që flejnë, në dehjen e tij me
ata që janë të dehur dhe kurdo që zbulohet nga zemra e tij kotja e kësaj hutie me
ndonjë qortim të vërtetë në zemrën e tij, ai i përgjigjet këshilluesit të All-llahut në
zemrën e robit të tij besimtar, ose ndonjë interes të cilin e gërmon kazma e mendjes
në vendin i cili pranon, kështu që kur është goditur me të në mendjen e tij është
rritur ajo me një rritje të madhe e cila i ka ndriçuar atij pallatet e Xhennetit, e poeti
thotë:
Ah, mjer për ty o shpirt, ndihmom ti mu,
Me nxitim prej teje në errësirën e e netëve,
Ndoshta ti fiton në Kijamet me një jetë të mirë në ato lartësi.
E ai mendim formoi një dritë në ndriçimin e të cilës pa atë se për çfarë u krijua, pa
atë që do ta gjejë para duarve të Tij që nga momenti i vdekjes e deri në momentin e
hyrjes në shtëpinë e përjetësisë, ai pa shpejtësinë e kalimit të dun’jas, mosrealizimin
284
Muxhahid Ibn Xhebr Ebul-Haxhxhaxh El-Mekijj El-Mahzumij, shërbëtori I Saib Ibn Ebis-Saibit. E
lexoi Kur’anin para Ibn Abbasit (r.a.) tridhjetë herë. Vdiç në vitin 100h. apo pak më vonë (Tabekatush-
Shejrazi : f.69).
285 Abdullah Ibn Ebi Nexhih, Ebu Jesar Eth-Thekafiu, është I besueshëm por është akuzuar për kaderin,
ndoshta edhe ka fshehur transmetuesin, vdiç në vitin 31h. apo pak më vonë (Takrib: 2/456).