Page 187 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 187
Madhëruari: “Nuk ndodhë asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos
jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun
është lehtë. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos
gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë...” (El-Hadid : 22-23) dhe thotë: “Çfarëdo e
keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut,
e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij...” (Et-Tegabun : 11). Më
shumë se një nga selefi (të parët) thanë: Ai është robi të cilin e godet fatkeqësia
kurse ai e di se është prej All-llahut kështu që pajtohet me të dhe dorëzohet. Kjo
është një bindje ndaj dispozitave të cilësive, ndaj obligimeve të tyre dhe gjurmëve të
tyre në botë, si dhe ajo është një masë shtesë ndaj bindjes së vetëm diturisë dhe
besimit të saj, kështu është çështja edhe me cilësitë e tjera, me gjurmët dhe
ndërlidhjet e tyre si dëgjimi, shikimi, kënaqësia, hidhërimi dhe dashuria, këto janë
bindje të imanit.
Ndërsa bindja e ihsanit (bëmirësisë së plotë): Është bindja ndaj urdhërit të Tij qoftë
në praktikim, sinqeritet apo këshillim, kështu ai nuk vendos para urdhërit të Tij
kurrfarë dëshire dhe kurrfarë epshi e tradite, ai nuk pranon kurrfarë dyshimi që
kundërshton lajmërimin e Tij dhe kurrfarë dëshire e cila kundërshton urdhërin e Tij,
madje nëse një gjë e tillë i bie ndërmend atij e konsideron si ves (pëshpëritje e
shejtanit) dhe për të është më mirë që të rrëzohet nga qielli në tokë se sa ta marrë atë
në konsideratë, e kjo i përngjanë asaj që i tha I Dërguari (s.a.v.s.) sarihul-iman
(sinqeriteti i imanit) dhe shenjë e kësaj bindje është që të qetësohet nga frikësimi
dhe shqetësimi i mëkatit në qetësinë, ëmbëlsinë dhe gëzimin e pendimit, e kjo i
lehtësohet kur të kuptoj se kënaqësia dhe gëzimi është në fitimin e pendimit e të
cilën çështje nuk mund ta kuptoj përveç atij që ka shijuar të dy çështjet dhe zemra e
tij është ballafaquar me gjurmët e tyre. E s’ka dyshim se pendimi ka një qetësi i cili
përballë mëkatit ka shqetësim dhe frikë që sikur mëkatari të hulumtoj në brendësi të
zemrës së tij do të gjejë se ajo i është mbushur me frikësime, shqetësime dhe
pasiguri të cilat nuk mund t’i shohë si shkak i dehjes nga hutia dhe epshi sepse çdo
epsh ka dehje e cila ia kalon dehjes së alkoholit, kështu edhe hidhërimi posedon
dehje më të madhe se dehja e pijes, prandaj ti e sheh të dehurin dhe të hidhëruarin se
si vepron atë që nuk e vepron konsumuesi i alkoholit. Ai poashtu qetësohet nga
frikësimi i hutisë dhe refuzimit në qetësinë e drejtimit kah All-llahu dhe ëmbëlsira e
përmendjes së Tij, kah ndërlidhja e dashurisë dhe njohjes së shpirtit për Të, e shpirti
nuk mund të arrijë qetësi pa këtë asnjëherë. Sikur njeriu të jetë i drejtë ndaj shpirtit
të tij do ta gjejë atë tepër të shqetësuar, të frikësuar dhe të pasigurt kur ai i humbë
ato, por dehja ia mbulon ato dhe kur t’i heqet mbulesa i sqarohet realiteti në të cilin
ishte.
KAPITULL
Këtu ekziston një sekret i rëndësishëm që duhet ta potencojmë dhe ta vërejmë atë, e
ai është se All-llahu i madhëruar i përcaktoi çdo pjese të njeriut plotësinë të cilën
derisa nuk e arrijnë do të jenë në shqetësim dhe jostabilitet si shkak i humbjes së
asaj plotësie e cila i është përcaktuar asaj, si p.sh. plotësia e syrit është në shikim,
plotësia e veshit është në dëgjim, plotësia e gjuhës është në të folur dhe nëse këto
pjesë i humbin fuqitë e tyre me të cilat arrihet plotësimi atëherë ndodhë dhimbja dhe
mangësimi sipas humbjes së saj, ndërsa plotësia, begatia, gëzimi, kënaqësia dhe
lumturia e zemrës u përcaktua në njohjen e All-llahut të madhëruar, dëshirën,
dashurinë, pendimin, kthyerjen kah Ai, dshurinë për Të dhe gëzimin me Të, e nëse
këto i mungojnë zemrës ajo do të ndiej dhimbje dhe shqetësim më të madh se sa syri
i cili ka humbur dritën e shikimit e gjuha e cila ka humbur fuqinë e të folurit dhe
ndjenjen e shijimit. Ai nuk ka rrugdalje që të arrijë qetësinë në asnjë aspekt edhe