Page 182 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 182
ndonjë kohë sepse sikur një gjë e tillë të arrihet në ndonjë kohë e jo në tjetrën, do të
ishte si shkak i ndonjë çështje të shtuar në vetë prezentimin e pamjes së mjetit.
Aspekti i gjashtë: Çdonjëri koncepton vetën e tij, e konceptimi i diçkaje është
shprehje për prezentimin e realitetit të të diturës te dijetari, e nëse ne njohim vetën
tonë ajo ndodhë ose për shkak të prezentimit të vetës tonë në vetën tonë, ose për
shkak të prezentimit të një pamje të barabartë të vetës tonë në vetën tonë, e pjesa e
dytë është e kotë ose përndryshe do të obligohej bashkimi i dy të ngjashmëve, e
kështu u vërtetua se nuk ka kuptim dituria jonë për vetën tonë përveç prezentimit të
vetës tonë nga vetja jonë dhe kjo në realitet ndodhë nëse ajo është një qenie e cila
qëndron me një shpirt që është i panevojshëm për vend sepse sikur ai të është
prezent në atë vend do të ishte prezent tek ai vend, kështu u vërtetua se ky kuptim
arrihet nëse shpirti qëndron vetvetiu i panevojshëm për ndonjë vend në të cilin
mishrohet.
Aspekti i shtatë: Ajo që argumentoi Ebul-Berekat El-Bagdadi dhe i quajti të tjerat
të pavërteta, e tha: Ne nuk dyshojmë se ndonjëri prej nesh mund të imagjinoj një det
prej zhive, një mal prej margaritari dhe yje e hëna, e kjo pamje imagjinuese nuk
është joekzistuese sepse fuqia e imagjinuesit sinjalizon në ato pamje dhe dallon
pamjet nga njëra-tjetra, ndonjëherë ai imagjinues është aq i fortë sa që bëhet
imagjinata e tij si diçka e dëshmuar dhe ndijore, ndërsa dihet se asgjëja dhe
mosekzistimi i pastër nuk mund të vërtetojë atë kurse ne e dimë detyrimisht se ato
pamje nuk ekzistojnë në çështje të përcaktuara, e sipas kësaj u vërtetua se ato
ekzistojnë në mendime kështu që themi: Vendi i këtyre pamjeve ose është trup ose i
mishëruar në trup, ose as trup e as i mishëruar në trup.
E, dy pjesët e para janë të pavërteta sepse pamja e detit dhe e malit është një pamje e
madhe kurse truri është i vogël kështu që vulosja e të madhit në të voglin është e
pamundur, kështu që u vërtetua se vendi i asaj pamje imagjinuese nuk është as trup e
as diçka fizike.
Aspekti i tetë: Sikur fuqia mendore të ishte fizike do të dobësohej gjithmonë në
pleqëri, por nuk ndodhë kështu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
ÇËSHTJA E NJËZET
NEFSI DHE RRUHI A JANË NJË GJË APO DY GJËRA TË NDRYSHME?
Dijetarët dhanë mendime të ndryshme për këtë:
Disa thanë: Ata janë një dhe kështu thanë shumica.
Disa të tjerë thanë: Ata janë të ndryshëm dhe ne po e zbulojmë sekretin e kësaj
çështjeje me ndihmën e All-llahut dhe fuqinë e Tij, e themi: Nefs i thuhet disa
gjërave:
E para: Err-Rruh (shpirti). El-Xhevheriu tha: Nefsi është shpirti sepse thuhet:
Harexhet nefsuhu (doli shpirti i tij). Ebu Harrashi tha (në poezi): Nexha Salimen
ven-nefsu minhu bishidkihi ve lem jenxhu il-la xhefnu sejfin ve mi’zeru (Shpëtoi
Salimi derisa shpirti ishte afër gabzherrit të tij, por nuk e shpëtoi atë përveçse këllëfi
i shpatës dhe tesha e tij).
Nefsi është edhe gjaku, e thuhet: Salet nefsuhu (doli gjaku i tij) dhe në një hadith
thuhet: “Nëse ngordhë në ujë diçka që nuk i rrjedhë gjaku nuk e ndytë atë”.
Nefs i thuhet edhe trupit, e poeti tha: Nubbi’tu enne Beni temim ed’halu ebnaehum
tamure nefsul-mundhiri (Jam informuar se Beni Temimët i kanë futur fëmijët e tyre
në gjakun e shpirtit të Mundhirit).

