Page 179 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 179

ndërlidhje  me  trupin,  ai  ndërlidhet  edhe  me  ndonjë  tjetër  sikurse  lejohet  që  një
                      udhëheqës të ndërprejë udhëheqjen e një shtëpie apo të një qyteti dhe të ndërlidhet
                      me udhëheqjen e tjetrës, e sipas këtij përcaktimi ne do të dyshojmë se ky shpirt që
                      është i Zejdit a është shpirti i parë apo tjetër nga ai? Pastaj, Zejdi a është ai njeri apo
                      tjetër kush, e asnjë i mençur nuk e lejon këtë. Prandaj sikur shpirti të ishte dukuri
                      apo ndonjë substancë e thjeshtë do të ndodhte ky dyshim i përmendur.
                      Argumenti  i  njëqind  e  nëntë:  Çdonjëri  prej  ne  është  i  bindur  se  shpirti  i  tij
                      përshkruhet  me  dituri,  mendim,  dashuri,  urrejtje,  kënaqësi,  hidhërim  e  gjendje  të
                      tjera shpirtërore dhe e di se ai i përshkruar nuk është me këtë një dukuri e trupit, e as
                      substancë e zhveshur e ndarë nga trupi i tij që nuk është afër tij, poashtu ai është i
                      bindur se këto kuptime janë rrjedhojë e diçkaje që është brenda trupit të tij sikurse
                      është i bindur se kur ai dëgjon, sheh, nuhatë, shijon, prekë, lëvizë dhe qetësohet se
                      janë çështje ekzistuese me të dhe të bashkangjitura me shpirtin e tij, e se thelbi i
                      shpirtit është ai që i bëri të gjitha ato, ai nuk i bëri ato me diç të zhveshur dhe as me
                      një dukuri por i bëri me diç që është i kufizuar në brendësi të botës i cili bartet prej
                      një vendi në një vend, lëvizë, qetësohet, del, hynë dhe sikur ai të mos ishte ky trup
                      do të ishte thjesht në pozitën e një gjëje të ngurt.
                      Argumenti i njëqind e dhjetë: Sikur shpirti të ishte i zhveshur dhe ndërlidhja e tij me
                      trupin  vetëm  një  ndërlidhje  udhëheqëse  si  ndërlidhja  e  kapitenit  me  anijen  dhe  e
                      barrës me deven, ai do të kishte mundësi që ta lëshojë udhëheqjen e atij trupi dhe të
                      angazhohet me udhëheqjen e një trupi tjetër sikurse mund ta bëjnë këtë kapiteni dhe
                      devet, e kjo lejon bartjen e shpirtrave nga disa trupa në trupa të tjerë. Nuk thuhet se:
                      Shpirti është bashkuar me trupin e tij kështu që i ndalohet atij bartja, sepse ne themi:
                      Bashkimi në një i atij që nuk mund të përkufizohet me atë që përkufizohet është i
                      pamundur sepse sikur të bëhet një me të do të prishej me prishjen e tij dhe se ata pas
                      unjësimit nëse mbesin ata janë dy e jo një, e nëse zhduken zhduken që të dytë dhe
                      kështu ndodhi e treta, e këtu nuk ka kurrfarë unjësimi, poashtu nëse mbetët njëri e
                      zhduket  tjetri  edhe  ky  nuk  është  unisim.  Ndërsa  dashuria  natyrore  e  shpirtit  për
                      trupin  është  sepse  ai  përmes  tij  arrinë  kënaqësitë,  kështu  që  nëse  trupat  janë  të
                      barbartë në arritjen e kërkesave të tyre edhe përkatësia e tyre do të ishte e barabartë,
                      atëherë thënia e juaj: Shpirti i përcaktuar është dashurues i trupit të përcaktuar, është
                      e  pavërtetë.  Shembulli  i  kësaj:  Nëse  i  eturi  ka  para  vete  enë  të  barabarta  të  cilat
                      çdonjëra ia realizon qëllimin e tij, nuk do të ketë mundësi të dallojë ndonjërën nga
                      ato.
                      Argumenti  i  njëqind  e  njëmbëdhjetë:  Sikur  shpirti  i  njeriut  të  ishte  substancë  e
                      zhveshur, as brenda botës e as jashta saj, as i ngjitur me botën e as i ndarë nga ai, as
                      i ndarë e as anësor, obligativisht do të njihej ekzistenca e tij me këtë cilësi sepse
                      dituria e njeriut për shpirtin dhe cilësitë e tij është më e shprehur se çdo gjë e ditur
                      dhe se dituria e tij për të tjerat është pasuese e diturisë për shpirtin e tij, e në mënyrë
                      të  prerë  dihet  se  kjo  është  e  pavërtetë  sepse  të  gjithë  njerëzit  e  botës  e  dinë  se
                      vërtetimi i kësaj ekzistence është e pamundur për mendjet në mënyrë prezente dhe
                      joprezente, prandaj ai që thotë këtë për shpirtin dhe Zotin e tij, nuk e ka njohur as
                      shpirtin e as Zotin e tij.
                      Argumneti i njëqind e dymbëdhjetë: Trupi të cilin ne e shohim është vend i të gjitha
                      cilësive të shpirtit dhe i kuptimeve të tija tërësore e pjesore, si dhe vend i fuqisë së
                      lëvizjeve të vetëdëshiruara, e sipas kësaj obligoi që bartësi i atyre kuptimeve dhe
                      cilësive të jetë trupi dhe ai që banoi në të. Ndërsa që vendi i tij të jetë një substancë e
                      zhveshur që nuk është as brenda botës e as jashta saj, është e pavërtetë obligativisht.
                      Argumenti i njëqind e trembëdhjetë: Sikur shpirti të ishte i zhveshur nga trupi dhe i
                      pabashkangjitur  do  të  pengohej  që  veprimi  i  tij  të  ndalet  në  prekjen  e  vendit  të
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184