Page 180 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 180

veprimit  sepse  ai  që  është  i  pabashkangjitur  nuk  mund  të  prekë  atë  që  është  i
                      bashkangjitur, e sikur çështja të ishte kështu do të ishte veprimi i tij si një çpikje pa
                      patur nevojë që të arrihet prekja dhe takimi në mes vepruesit dhe vendit të veprës,
                      kështu ndonjëri prej nesh do të kishte mundësi të lëvizë trupat pa i prekur ata ose të
                      prekë diçka që duhet prekur. E meqë shpirti sipas jush është i fuqishëm që të lëvizë
                      trupin  pa  patur  ndërmjet  tyre  kurrfarë  prekjeje,  kështu  ai  nuk  mund  të  pengohet
                      fuqia e tij që të lëvizë trupin e tjetërkujt pa e prekur, e s’ka dyshim se kjo është e
                      pavërtetë. Sipas kësaj u kuptua se shpirti nuk mund t’i lëvizë gjërat përvecçse me
                      një kusht, e ai është prekja e vendit të lëvizjes ose të preket nga diç që preket dhe
                      çdo gjë që prek trupin apo është nga ata që preket është trup. Nëse thuhet: Lejohet
                      që ndikimi i shpirtit në lëvizjen e trupit të tij të veçant të jetë i pakushtëzuar me
                      prekje, kurse ndikimi i tij në lëvizjen e gjërave të tjera të kushtëzohet nga ndodhja e
                      prekjes në mes trupit të tij dhe të atij tjetrit. E ne përgjigjemi: Meqë trupi i pranon
                      ndikimet  e  shpirtit  pa  u  përqëndruar  në  arritjen  e  prekjes  mes  shpirtit  dhe  trupit,
                      atëherë obligohet që gjendja të jetë e tillë edhe me trupat e tjerë sepse trupat janë të
                      barabartë në pranimin e lëvizjes dhe se përkatësia e shpirtit në të gjitha ato është e
                      barabartë,  e  nëse  ai  është  i  zhveshur  nga  masa  dhe  dukuritë  e  masës  atëherë
                      përkatësia e qenies së tij ndaj të gjithëve është e barabartë. Sipas kësaj, kurdo që
                      përkatësia  e  një  qenie  vepruese  është  e  barabartë  për  të  gjithë  dhe  përkatësitë  e
                      ndikimeve të tij për atë veprues janë të barabarta, edhe ndikimi i tij sa i përket të
                      gjithëve  do  të  jetë  i  barabartë.  Nëse  vepruesi  nuk  ka  nevojë  që  të  prek  vendin  e
                      veprimit për disa, do t’i obligohet atij që mos të ketë nevojë për të gjithë, e nëse ka
                      nevojë që të prekë disa, do të ketë nevojë që t’i prekë të gjithë. Nëse thuhet: Shpirti
                      është i dashuruar vetëm në këtë trup e jo edhe në të tjerët, kështu që ndikimi i tij në
                      të  është  më  i  fortë  se  në  të  tjerët,  ne  themi:  Kjo  dashuri  e  fortë  rivendikon  që
                      ndërlidhja e tij me trupin dhe veprimi i tij në të të jetë më i fortë, ndërsa të ndryshojë
                      rivendikimi i qenies së tij në krahasim me ata trupa është e pamundur dhe ky është
                      një argumnet tepër i fortë.
                      Argumenti 114: Të gjithë të mençurit janë pajtuar se njeriu është ky i gjalli, folësi, i
                      ushqyeri, që rritet, që ndien dhe që lëvizë me dëshirë dhe këto cilësi janë dy llojesh:
                      Cilësi të trupit të tij dhe cilësi të shpirtit të tij folës, e sikur shpirti të ishte substancë
                      e zhveshur, as brenda botës e as jashta saj, as i ngjitur e as i ndarë, sipas kësaj njeriu
                      nuk do të ishte as brenda botës, e as jashta saj, e as i ngjitur e as i ndarë prej saj, ose
                      një pjesë e tij do të ishte në botë ndërsa një pjesë tjetër as brenda botës dhe as jashta
                      saj, e çdo i mençur e dinë detyrimisht se kjo është e pavërtetë dhe se njeriu komplet
                      me trupin dhe shpirtin e tij është brenda botës dhe kjo e pavërtetë i përngjanë thënies
                      së atyre që thanë se shpirti njerëzor është i vjetër (i pafillim) i pakrijuar, kështu që
                      gjysmën e tij e përcaktuan si të krijuar ndërsa gjysmën tjetër si të pakrijuar. Nëse
                      thuhet: Ne jemi të bindur që njeriu është sikurse thuani, vetëmse ne i vërtetojmë atij
                      një substancë të zhveshur  e cila e udhëheqë njeriun e përshkruar me ato cilësi.
                      Themi: Ajo substancë që ju po e vërtetoni a është e ndryshme nga njeriu apo ajo
                      është realiteti i njeriut dhe ju nuk keni tjetër nga njëra nga këto, e nëse thuani: Ai
                      është tjetër nga njeriu, atëherë fjala juaj kthehet  në atë se ju vërtetuat se njeriu e
                      posedon një udhëheqës që është tjetër nga ai të cilin e quajtët shpirt. Kurse ne tani
                      jemi  duke  biseduar  për  realitetin  e  njeriut  e  jo  për  udhëheqësin  e  tij  sepse
                      Udhëheqësi i njeriut dhe i tërë botës së lartë e të ulët është All-llahu i Vetmi dhe
                      Ngadhënjyesi.
                      Argumenti 115: Nëse çdo të mençuri i thuhet: Ç’është njeriu? Ai sinjalizon në këtë
                      krijaturë  dhe  atë  që  e  mbanë  atë,  e  nuk  i  bie  ndërmend  atij  ndonjë  çështje  e
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185