Page 185 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 185
Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me
shpirtin e shenjtë...” (El-Maide : 110). Gjithashtu shpirti të cilin ia hedhë atyre
robërve që Ai dëshiron është tjetër nga shpirti i trupit.
Poashtu forcat të cilat gjinden në trup quhen shpirtra, e thuhet: Shpirti vrojtues,
shpirti dëgjues, shpirti që merr erë, e këta shpirtra janë fuqi të vendosura në trup të
cilët vdesin me vdekjen e trupave, e këta janë tjetër nga shpirti i cili nuk vdes me
vdekjen e trupit dhe nuk kalbet sikurse kalbet ai, ndonjëherë me fjalën shpirt është
për qëllim diçka më e veçantë se e gjithë kjo e që është fuqia e njohjes së All-llahut,
e pendimit në Të, e dashurisë për Të dhe ngritjes së interesit në kërkimin dhe
dëshirën për Të. Përkatësia e atij shpirti me këtë shpirt është si përkatësia e shpirtit
me trupin, kështu që kur shpirti e humbë atë është si në pozitën e trupit kur e humbë
shpirtin e tij, ai është shpirti me të cilin Ai ndihmon të dashurit dhe adhuruesit e Tij,
e për këtë njerëzit thonë: Filani ka shpirt kurse filani nuk ka shpirt, se ai është viç i
devës, se ai është kallam i zbrazët dhe të ngjashme.
E, dituria ka shpirtë, bëmirësia ka shpirtë, sinqeriteti ka shpirtë, dashuria dhe
pendimi kanë shpirt, mbështetja në All-llahun dhe besnikëria kanë shpirt, e njerëzit
dallojnë në këta shpirtra me dallim të madh, disa i mbulojnë ata shpirtra dhe ai bëhet
shpirtëror, ndërsa disa nuk i posedojnë ata apo shumicën e tyre dhe kështu bëhen
tokësor e shtazorë. All-llahu na ndihmoftë.
ÇËSHTJA E NJËZET E NJË
A ËSHTË NEFSI NJË APO TRE?
Nga shumë njerëz dëgjohet se njeriu ka tri Nefse: Nefsi Mutmeinne (i bindur
plotësisht dhe i qetë), Nefsi Levvame (vetqortues) dhe Nefsi Emmare (shumë nxitës
për të keqën), e te disa ndikon njëri kurse te të tjerët ndikon tjetri dhe këtë e
argumentojnë me thënien e Tij: “O ti shpirt i bindur plotësisht!”(El-Fexhr : 27), e
me thënien e Tij: “Betohem në Ditën e Kijametit. Betohem në shpirtin që është
shumë qortues?” (El-Kijame : 1-2) dhe me thënien e Tij: “...unë nuk e shfajsoj veten
time, pse nefsi është shumë nxitës për të keqen...” (Jusuf : 53). Si rezultat del se ai
është një nefs por që ka disa cilësi, kështu që duke u bazuar në cilësitë e tij quhet i
bindur plotësisht bazuar në bindjen e tij ndaj Zotit të tij, e në adhurimin, dashurinë,
pendimin tek Ai, mbështetjen në Të, të kënaqurit me të dhe qetësinë tek Ai, sepse
cilësia e dashuris, frikës dhe shpresës në Të i ka ndërprerë shikimin në dashurinë,
frikën dhe shpresën në dikë tjetër, kështu që ai mjafton me dashurinë e Tij ndaj
dikujt tjetër dhe me përmendjen e Tij ndaj përmendjes së dikujt tjetër, prandaj
përmallimi për Të dhe dashuria për takimin me Të i ka ndërprerë çdo përmallim për
dikë tjetër. Bindja e plotë në All-llahun e madhëruar është një realitet të cilën e
ngulitë All-llahu i madhëruar në zemrën e robit të Tij, e cila tubon zemrën e tij të
hutuar e të shkapërderdhur kah Ai deri në atë shkallë që i duket se është ulur para
Tij, dëgjon me Të, shikon me Të, lëvizë me Të dhe prek me Të, kështu ajo bindje
kalon në shpirtin, zemrën dhe nyjet e tij, në fuqitë e tij të jashtme e të brendëshme të
cilat e tërheqin shpirtin e tij tek All-llahu, i zbuten lëkura, zemra dhe nyjet e tij në
shërbimin e Tij dhe afrimin tek Ai, e asnjëherë nuk mund të arrihet bindja e plotë
përveçse me All-llahu dhe përmendjen e Tij dhe ky është kuptimi i thënies së Tij të
cilën ia zbriti të Dërguarit të Tij ku thotë: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-
llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat
stabilizohen” (Err-Rra’d : 28). Qetësimi i zemrës, bindja e saj dhe siguria arrihen
me largimin e frikës, shqetësimit dhe pasigurisë nga ajo, e kjo nuk arrihet me asgjë
tjetër përveçse me All-llahun dhe përmendjen e Tij, ndërsa qetësimi në diçka tjetër
është mashtrim dhe bindja në të është pamundësi të cilën All-llahu i madhëruar e ka
caktuar se ai që qetësohet në diçka tjetër do ta kaplojë frika, shqetësimi dhe