Page 181 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 181

ndryshme nga ai, që nuk është brenda botës e as jashta saj, e dituria e kësaj është e
                      detyrueshme dhe nuk pranon kurrfarë dyshimi.
                      Argumenti i 116: Të gjithë të mençurit e botës gjykojnë se të folurit i drejtohet kësaj
                      krijature e çdo gjëje që qëndron dhe banon në të, kështu thuhet edhe për  lavdërimin,
                      poshtërimin,  shpërblimin,  dënimin,  stimulimin,  frikësimin,  e  sikur  një  njeri  të
                      thoshte: I urdhëruari, i ndaluari, i lavdëruari, i nënçmuari, folësi dhe i mençuri është
                      një substancë e zhveshur që nuk është në këtë botë, as jashta saj, as e ngjitur me të e
                      as  e  ndarë,  do  t’i  bënte  të  qeshnin  të  mençurit  dhe  do  të  pajtoheshin  në
                      përgënjeshtrimin e kësaj. Prandaj, çdo gjë që e dëshmon natyrshmëria mendore dhe
                      qartësia  e  saj  pavërtetësinë  e  saj,  do  të  ishte  argumentimi  i  vërtetësisë  së  saj
                      argumentim për saktësinë e ekzistimit të pamundurës. All-llahut i takon pëlqimi.
                      KAPITULL
                      Nëse  thuhet:  Ju  i  përmendët  argumentet  sinjalizuese  për  trupësinë  dhe
                      bashkangjitjen  e  tij,  por  cila  është  përgjigjeja  juaj  ndaj  argumenteve  të
                      kundërshtuesve  tuaj  për  këtë?  Sepse  ata  argumentuan  mendimin  e  tyre  në  disa
                      aspekte:
                      Aspekti i  parë:  Pajtimi  i  të  mençurve në  thënien  e tyre:  Shpirti dhe trupi,  Nefsi
                      (shpirti) dhe trupi, kështu që e përcaktojnë atë si diçka tjetër nga trupi, e sikur ai të
                      ishte trup kjo thënie nuk do të kishte kuptim.
                      Aspekti i dytë: Është çështja më e fortë me të cilën argumentohen, e ajo është se
                      dihet  se  në  ekzistencë  ka  të  tilla  që  nuk  pranojnë  ndarjen  si:  Pika,  substanca  e
                      vetmuar, madje qenia e të oliguarit në ekzistim (vaxhibul-vuxhud, e që është All-
                      llahu), atëherë obligohet që edhe dituria për këtë të mos pranojë ndarjen, sipas kësaj
                      obligohet  që  i  përshkruari  me  atë  dituri,  i  cili  është  vendqëndrimi  i  tij,  të  mos
                      pranojë ndarjen dhe ai është shpirti dhe sikur ai të ishte trup do të pranonte ndarjen.
                      Ky  argument  mund  të  vërtetohet  në  një  mënyrë  tjetër,  e  themi  se  sikur  vendi  i
                      diturive të përgjithshme të ishte trup ose trupor atëherë ato dituri do të ndaheshin
                      sepse gjendja e të ndarit është ndarja, kurse ndarja e atyre diturive është e pamundur.
                      Aspekti i tretë: Pamjet mendore të përgjithshme janë të zhveshura pa dyshim, e të
                      zhveshurit  e  tyre  ose  do  të  jenë  si  shkak  i  atij  që  i  është  marrur,  ose  si  shkak  i
                      marrjes, e shkaku i parë është i kotë sepse ato  pamje janë marrur nga persona të
                      përshkruar  me  përcaktime  të  ndryshme  dhe  me  gjendje  të  përcaktuara,  atëherë
                      vërtetohet se shkak i tyre është marrja, e kjo është fuqia mendore e quajtur shpirt.
                      Aspekti  i katërt: Fuqia mendore ka forcë  të  veprojë  gjëra ta pakufishme, ajo  ka
                      forcë të konceptoj gjëra të pakufishme ndërsa forca trupore nuk ka mundësi të bëjë
                      veprime të pakufishme sepse forca trupore ndahet me ndarjen e vendit të saj, e ai që
                      ka forcë për një pjesë duhet të jetë më i dobët se ai që ka forcë për të gjithën, kurse
                      ai që ka forcë për të gjithën shton ndaj atij që ka forcë për një pjesë  shumfishe të
                      pakufishme, e shtesa e pakufishme me të kufishmin është i kufishëm.
                      Aspekti i pestë: Sikur fuqia mendore të ishte e mishëruar në një mjet trupor do të
                      obligohej që ajo fuqi mendore vazhdimisht të konceptoj atë mjet ose do të pengohej
                      nga konceptimi i tij plotësisht dhe që të dyja janë të pavërteta, sepse konceptimi i
                      asaj  fuqie  mendore  të  atij  mjeti  nëse  është  esenca  e  ekzistimit  të  tij,  kjo  është  e
                      pamundur,  e  nëse  është  pamje  e  barabartë  e  ekzistimit  të  tij  duke  qenë  ajo  e
                      mishëruar në atë fuqi mendore e cila është e mishëruar në atë mjet, atëherë do të
                      obligonte bashkimin e dy pamjeve të ngjashme dhe kjo është e pamundur. Nëse kjo
                      del si e pavërtetë atëherë vërtetohet se fuqia mendore sikur të konceptoj mjetin e saj
                      do të ishte konceptimi i asaj shprehje për vetë arritjen e atij mjeti te fuqia mendore,
                      kështu  obligohet  arritja  e  atij  konceptimi  pëndërpre,  nëse  mjafton  kjo  masë  në
                      arritjen e konceptimit, e nëse nuk mjafton atëherë pengohet arritja e konceptimit në
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186