Page 186 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 186
pasiguria nga ana e tij kushdo qoftë ai, madje sikur robi të qetësohet në diturinë,
gjendjen dhe punën e tij do t’i zhveshen ato, e All-llahu i madhëruar i ka bërë cak të
shtizave të sprovës ata shpirta që qetësohen në dikë tjetër përveç Tij që kështu ta
kuptojnë robërit dhe të dashurit e Tij se kush lidhet me dikë tjetër përveç Tij ajo
lidhje do t’i shkëputet dhe se ata që qetësohen në dikë tjetër përveç All-llahut nuk do
t’i arrijnë interesat dhe qëllimet e tyre.
Realiteti i asaj bindje të plotë me të cilën shpirti kalon në Nefsi Mutmeinne është që
të bindet plotësisht në njohjen e emrave dhe cilësive të Tij, në apsolutetin e Tij, në
atë që Ai dhe të dërguarit e Tij na informuan për Vetën e Tij, e të cilat i pranon, u
nënshtrohesh atyre, të hapet gjoksi për to dhe zemra të gëzohet me to sepse ato janë
çështje që ia bëri të njohura Zoti i madhëruar robit të Tij përmes të Dërguarit të Tij.
Në këtë aspekt zemra do të vazhdojë të jetë në pasigurinë dhe shqetësimin më të
madh derisa mos të përzihet në kënaqësinë e zemrës së tij besimi në emrat dhe
cilësitë e Zotit të madhëruar, njëshmëria e Tij, qëndrimi i Tij mbi Arshin dhe të
folurit e Tij me shpallje, të cilat zbresin në zemren e tij të ndezur nga etja si uji nga
ujvara kështu që qetësohet dhe gëzohet me këtë, i zbuten zemra dhe nyjet e tij në atë
mënyrë që pothuase e sheh çështjen ashtu sikurse lajmëruan të dërguarit, madje e
gjithë kjo shndërrohet në zemrën e tij ngjashëm me shikimin e diellit në mes të ditës
dhe sikur në këtë ta kundërshtojnë të gjithë ata që janë në Lindje e Perëndim të tokës
ai nuk ua vë veshin atyre, e kur ai ndien vetmi thotë: Siddiku më i madh (Ebu Bekri)
ishte i bindur në besimin e tij edhe pse ai ishte vetë ndërsa të gjithë banorët e tokës e
kundërshtonin atë dhe kjo nuk i pakësoi atij asgjë prej bindjes së tij. Këto janë
shkallët e para të bindjes, pastaj vazhdon të forcohet sa herë që dëgjon ndonjë ajet i
cili përfshinë ndonjë cilësi të Zotit të tij dhe kjo është një çështje e cila nuk ka fund.
Kjo bindje është një nga bazat e imanit mbi të cilën është ndërtuar ai, pastaj bindet
në lajmërimin e Tij për atë që është pas vdekjes që ndërlidhet me Berzahun dhe atë
që pason në Ditën e Kijametit sikurse i sheh të gjitha ato me sytë e tij, e ky është
realiteti i bindjes me të cilën All-llahu i madhëruar i përshkruajti pronarët e imanit
kur thotë: “...dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër
(ahiretin)” (El-Bekare : 4). Besimi në botën e ardhme nuk mund të arrihet përderisa
nuk bindet zemra në atë që lajmëroi All-llahu i madhëruar për të me një bindje në të
cilën nuk ka kurrfarë dyshime e pasigurie, e ky është besimtari i vërtetë në Ditën e
fundit sikurse transmetohet kjo në hadithin e Harithit (r.a.) i cili tha: Gdhiva
besimtar! Kurse I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Njëmend çdo e vërtetë e ka
realitetin e vet, atëherë cili është realiteti i imanit tënd?” Ai tha: E largova
shpirtin tim nga dun’jaja e banorët e saj dhe më duket sikur shikojë Arshin e
Zotit tim haptas, sikur i shikojë banorët e Xhennetit duke u vizituar dhe sikur i
shikojë banorët e Zjarrit duke u dënuar në të. I Dërguari (s.a.v.s.): “Ky është
një rob të cilit All-llahu ia ndriti zemrën” 283 .
KAPITULL
Bindja në emrat dhe cilësitë e Zotit të madhëruar është dy lloje: Bindje që ka të bëjë
me besimin dhe vërtetimin e tyre, dhe bindje të cilën e rivendikon dhe e obligojnë
gjurmët e adhurimit, si p.sh: Bindja në kader (përcaktim), e që vërtetimi dhe besimi
në të rivendikon bindjen në rastet e përcaktimeve në të cilat nuk është urdhëruar robi
që t’i largojë e as që ka mundësi t’i largojë kështu që u dorëzohet dhe është i
kënaqur me to, ai nuk hidhërohet, nuk ankohet dhe nuk i luhatet imani i tij, kështu ai
nuk pikëllohet për atë që i ka kaluar dhe nuk gëzohet për atë ju dha sepse fatkeqësia
për të është e përcaktuar para se të arrijë tek ai dhe para se të krijohet sikurse thotë i
283 E transmetoi Ibn Ebi Shejbe në “El-Musannef” (11/43), Zubejdi në “It’hafus-sadetil-muttekin”
(9/327). Këtë hadith e përmendi edhe Tekijjud-din El-hindiu në “Kenzul-Ummal” (12, 36990).