Page 191 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 191
frikëson qortimi i asnjë qortuesi dhe ky është shpirti që ka shpëtuar nga qortimi i
All-llahut. Ndërsa ai shpirt që kënaqet me veprat e tij e nuk qorton vetën e tij dhe
nuk duron për All-llahun qortimin e qortuesit është ai shpirt që do ta qortojë All-
llahu i madhëruar.
KAPITULL
Ndërsa Nefsi Emmare (shpirti nxitës për të keqën) është shpirti i urrejtur i cili
urdhëron çdo të keqe dhe kjo është natyra e tij përveç atij që All-llahu e përforcon
dhe e ndihmon, e asnjë njeri nuk mund të shpëtojë nga e keqja e vetës së tij përveçse
me pëlqimin e All-llahut sikurse thotë All-llahu i madhëruar duke treguar për gruan
e Azizit: “Unë nuk e shfajsoj veten time, pse shpirti është shumë nxitës për të keqen,
përveç atë që e ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë”
(Jusuf : 53), e thotë: “...e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe
mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë...” (En-Nurë : 21) dhe
thotë All-llahu i madhëruar për krijesën më të dashur të Tij: “Dhe sikur Ne të mos të
kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta” (El-Isra : 74). I Dërguari (s.a.v.s.) ua
mësonte ligjëratën e nevojës duke thënë: “ Falënderimi i takon All-llahut, Atë e
falënderojmë, nga Ai ndihmë e falje kërkojmë, te All-llahu kërkojmë strehim
nga të këqijat e vetës sonë dhe nga e keqja e veprave tona, atë që e udhëzon All-
llahu nuk ka kush që mund ta devijoj kurse ata që Ai e humbë nuk ka kush që
mund ta udhëzoj” 287 , pra e keqja është e fshehtë brenda nefsit dhe ajo obligon të
keqën e veprave, e sikur All-llahu ta lë robin në dorën e Nefsit të tij do të
shkatërrohej nga e keqja e tij dhe ajo që rivendikojnë të këqijat e veprave, e nëse Ai
e ndihmon atë do ta shpëtojë nga të gjitha ato, e ne e lusim All-llahun e madhëruar
që ta na strehoj nga e keqja e shpirtrave tanë dhe e keqja e veprave tona. All-llahu i
madhëruar e sprovoi njeriun me ata dy shpirtra, El-Emmaretu (shpirti nxitës për të
keqen) dhe El-Levvame (shpirti shumë qortues), sikurse që e fisnikëroi edhe me
shpirtin Mutmein (të bindur plotësisht), e në realitet ai është një shpirt i cili është
Emmare, pastaj Levvame, pastaj Mutmeinne i cili është më i ploti e më i miri dhe e
përforcoi atë me disa ushtar, kështu ia bëri atij melekun shoqërues të tij, shok të tij
që e pason dhe e forcon atë, e hedhë në të të vërtetën, e stimulon, ia paraqet pamjen
e mirë të tij, e qorton për të kotën, e bën asket në këtë botë dhe i shfaqë atij pamjen e
saj të keqe, e fuqizon me atë që e ka mësuar nga Kur’ani, dhikret dhe punët e mira, i
bën atij që ta vizitojnë misionarët e mirësisë dhe ndihmesat e pëlqyera nga të gjitha
anët, e sa herë që ai i pranon ato me të mirë e falënderim, e falënderimi i takon All-
llahut, i shtohen ndihmat e saj kështu që forcohet në luftën e tij kundër Nefsit
Emmare. E ushtar të tij është imani dhe jekini (bindja e thellë), i cili është
komandantë i ushtarëve të tij dhe ushtritë islame të gjitha janë nën flamurin e tij, e të
cilat shikojnë atë nëse ai qëndron qëndrojnë edhe ato, e nëse ai humbë ata ikin,
pastaj udhëheqës të asaj ushtrie dhe rreshtat e parë të saj janë degët e imanit të
ndërlidhura me pjesët e trupit me të gjitha llojet e tyre si Namazi, Zekati, Agjërimi,
Haxhi, Xhihadi, urdhërimi në vepra të mira dhe pengimi nga veprat e këqija,
këshillimi i njerëzimit, bëmirësia ndaj tyre me të gjitha bëmirësitë, si dhe degët e tij
të fshehta të lidhura për zemrën si sinqeriteti, mbështetja, kthimi, pendimi,
mbikëqyrja, durimi, butësia, përulja, varfëria, mbushja e zemrës me dashurinë për
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, madhërimi i urdhërave të All-llahut, i të drejtave
të Tij dhe inatosja për All-llahun, trimëria, morali i pastër, besnikëria, mëshira,
ndërsa sundim i gjithë kësaj janë sinqeriteti dhe besnikëria dhe nuk ka për çka të
lodhet besniku e i sinqerti derisa është përqëndruar në rrugën e drejtë në të cilën ai
287 E transmetoi Muslimi në “El-Xhumua” (46), Ahmedi në “El-Musned” (1/350), Bejhekiu në “El-
Kubra” (3/214) dhe Taberani në “El-Kebir” (10/121).