Page 193 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 193

(mosbesimit) rivendikojnë nga Nefsi Emmare të kundërtën e kësaj dhe All-llahu i
                      madhëruar ia nënshtroi shejtanit të gjitha ato që nuk janë për Të, që nuk dëshirohet
                      me to fytyra e Tij dhe që nuk janë bindje ndaj Tij, e këtë e bëri pronë të tij ku e sjellë
                      Nefsin  Emmare  që  aty  të  punojë  dhe  i  kërkon  që  t’i  marrë  veprat  nga  Nefsi
                      Mutmeinne e t’i bëjë forcë të tij, kurse Nefsi Emmare nxiton shumë që t’i bëjë të
                      gjitha veprat fat të tij dhe vështirësia më e madhe për Nefsin Mutmeinn është që t’i
                      shpëtojë veprat nga shejtani dhe Nefsi Emmare, e sikur një vepër të ngritet tek Ai
                      ashtu si duhet robi të shpëtonte, por Nefsi Emmare dhe shejtani refuzojnë që edhe
                      një vepër e tij të arrijë tek All-llahu sikurse thanë disa njohës të mirë të All-llahut
                      dhe Nefsit të tyre: Pasha All-llahun sikur ta dijë se më është ngritur mua një vepër
                      tek All-llahu do të gëzohesha për vdekjen më shumë se gëzimi i atij që i ka munguar
                      një kohë të gjatë familjes. Abdullah Ibn Omeri (r.a.) tha: Sikur ta dijë se All-llahu ka
                      pranuar prej meje vetëm një sexhde unë nuk do të gëzohesha me diçka joprezent më
                      shumë se sa me vdekjen: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve” (El-Maide :
                      27).
                      KAPITULL
                      Nefsi  Emmare  është  ngritur  kundër  Nefsit  Mutmeinn  dhe  sa  herë  që  ky  vie  me
                      ndonjë mirësi ai e ballafaqon me ndonjë të keqe që t’ia shkatërroj atë. Nëse Nefsi
                      Mutmeinn vie me iman dhe tevhid, Nefsi Emmare vie me atë që prishë imanin si
                      dyshimi dhe nifaku, si dhe ajo që prishë tevhidin si shirku, dashuria e dikujt tjetër
                      përveç All-llahut, frika e shpresimi i tij, e nuk mbetët i kënaqur përderisa nuk i jep
                      përparësi  në  dashuri,  frikë  dhe  shpresim  dikujt  tjetër  para  dashurisë,  frikës  dhe
                      shpresimit të All-llahut, kështu çka është për Të e vonon kurse çka është për krijesat
                      i jep përparësi dhe kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Nëse Nefsi Mutmeinn
                      vie  me  pasimin  e  pastër  të  të  Dërguarit,  Nefsi  Emmare  vie  me  gjykimin  e
                      mendimeve dhe thënieve të njerëzve para shpalljes, e paraqet dyshime të humbura të
                      cilat e pengojnë plotësimin e atij pasimi dhe gjykimin e Sunnetit e mosinteresimin
                      për mendimet e njerëzve, kështu fillon një luftë në mes atyre dy Nefseve dhe fiton ai
                      që  All-llahu  e  ndihmon.  Nëse  Nefsi  Mutmeinn  vie  me  sinqeritet,  besnikëri,
                      mbështetje, pendim dhe mbikëqyerje, Nefsi Emmare vie me të kundërtat e tyre, e
                      nxjerrë atë nëpër disa kallëpe, i betohet në All-llahun se nuk ka qëllim tjetër përveç
                      bëmirësisë dhe pëlqimit, por All-llahu e di se ai është gënjeshtar dhe se qëllim i tij
                      është pasimi i epshit të tij dhe ikja nga burgu i  pasimit dhe gjykimit të pastërt të
                      Sunnetit në fushën e dëshirës dhe epshit të tij. E pasha All-llahun, ai nuk ka kaluar
                      përveçse  nga  fusha  e  pasimit  dhe  nënshtrimit  në  burgun  e  epshit,  dëshirës,
                      ngushtësisë së tij, errësirës së dhe egërsisë së tij, ai është i burgosur në këtë botë, në
                      Berzah edhe më ngushtë dhe në Ditën e ringjalljes edhe më ngushtë se në të parat.
                      Nga çuditë më të mëdha të tij është se ai i bënë magji mendjes dhe zemrës, kështu
                      që  i  shfaqë  gjërat  më  të  ndritura  dhe  më  të  vlefshme  në  pamje  të  keqe,  ndërsa
                      shumica e njerëzve janë me mendje e ëndërra të fëmijëve që nuk kanë arritë kufirin
                      e fëmijërisë së parë e çfarë të themi për pjekurinë me të cilën i mençuri e i rrituri
                      dallon mirësinë e dy të mirëve, të cilës i jep përparësi, e edhe të keqës nga dy të
                      këqijat dhe largohet nga ajo. Ai i shfaqë pamjen e tevhidit të pastër i cili është më i
                      ndritur  se  pamja  e  diellit  dhe  e  hënës  në  një  pamje  të  mangët  e  të  urrejtur,  ua
                      mangëson  pozitat  dijetarëve  dhe  i  zbret  ata  në  shkallën  e  adhurimit  të  pastër,  të
                      mjerimit, të nënështrimit dhe varfërisë së pastër për të cilën nuk kanë pushtet, e as
                      dëshirë, e as ndërmjetësim përveç me lejën e All-llahut, kështu që shpirti magjik i
                      shfaqë atë masë përfundim të mangësisë, ulje të vlefshmërisë së tyre dhe nuk bëjnë
                      dallimin në mes të mjerëve e të varfërve kështu që largohen shpirtrat e tyre me të
                      madhe nga zhveshja e tevhidit, e thonë: “A mendon ai t’i bëjë zotat një Zot? Vërtet,
   188   189   190   191   192   193   194