Page 190 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 190

E dyta: Shikimin e paktë të obligimeve çfarëdo që janë ato.
                      Pastaj i ndriçon atij një ndriçim tjetër në dritën e të cilës sheh rëndësinë, rrezikun
                      dhe fisnikërinë e kohës së tij, se ajo është kapitali i lumturisë së tij kështu që është
                      koprracë ndaj humbjes së asaj që e ofron te Zoti i tij sepse në humbjen e saj është
                      dështimi, pikëllimi dhe pendimi, kurse në ruajtjen dhe ndërtimin e saj ka fitim dhe
                      lumturi kështu që bëhet koprracë që t’i humbë frymët e tij në atë që nuk i bënë dobi
                      në Ditën e kthimit të tij.
                      KAPITULL
                      Pastaj ai vëren në dritën e atij ndriçimi atë që rivendikon zgjimi i tij nga kotja e
                      hutisë atë pendim, llogari, mbikëqyerje dhe inatosje për Zotin e tij para të cilave nuk
                      i jep përparësi asgjëje. Ai këtë fat të tij, këtë kënaqësi, këtë afërsi dhe këtë fisnikëri
                      refuzon ta shesë me një çmim të ulët në një botë e cila shpejt përfundon dhe ai sheh
                      me dritën e syrit të tij botën e ardhme dhe atë e do.
                      Të gjitha këto janë gjurmë të zgjimit e rivendikime të tij dhe ato janë shkallët e para
                      të Nefsit Mutminne nga të cilat filloi udhëtimi për te All-llahu dhe bota e ardhme.
                      KAPITULL
                      Ndërsa  Nefsi  Levvame    (shpirti  shumë  qortues)  për  të  cilin  u  betua  All-llahu  i
                      madhëruar  në  thënien  e  Tij:  “Dhe  betohem  në  shpirtin  shumë  qortues”,  u  dhanë
                      mendime të ndryshme. Një grup thanë: Ai është shpirti i cili nuk përforcohet në një
                      gjendje. Këta u bazuan në kuptimin e fjalës televveme që ka kuptimin e lëvizjes së
                      shumtë, pra ai ka shumë rrotullime e ngjyrosje dhe ai është nga argumentet më të
                      mëdha të All-llahut sepse ai është një krijesë e Tij që ndryshon shumë brenda një
                      momenti e çfarë të themi brenda ditës, muajit, vitit dhe jetës, ai ndryshon shumë,
                      kujton,  harron,  pranon,  refuzon,  zbutet,  zbulon,  pendohet,  ashpërsohet,  do,  urren,
                      gëzohet,  pikëllohet,  kënaqet,  hidhërohet,  respekton,  frikësohet,  prishet  dhe  shumë
                      gjendje të cilat ai i mveshë brenda një kohe. Kjo pra është një thënie.
                      Një  grup  tjetër  thanë:  Fjala  është  marrur  nga  el-levm  (qortimi)  pastaj  dhanë
                      mendime të ndryshme dhe një grup thanë: Ai është shpirti i besimtarit dhe kjo është
                      nga  cilësitë  e  tij  të  zhveshura,  ndërsa  Hasan  El-Basriu  tha  se  besimtari  çdoherë
                      qorton vetën e tij dhe thotë: Çfarë dëshirova me këtë? Pse e bëra këtë? Më mirë të
                      kisha bërë diçka tjetër, e të ngjashme.
                      Disa të tjerë thanë: Ai është shpirti i besimtarit i cili bënë gabim pastaj ai e qorton
                      atë dhe ky qortim është prej imanit në të kundërtën e pabesimtarit i cili nuk qorton
                      vetën e tij për ndonjë gabim por e qorton atë se pse i kaloi pa e bërë.
                      Një grup tjetër thanë: Ky qortim i takon të dyve sepse çdonjëri qorton vetën e tij
                      qoftë  i  mirë  apo  i  keq,  kështu  që  i  lumturi  e  qorton  vetën  si  shkak  i  veprimit  të
                      mëkatit ndaj All-llahut dhe lënien e bindjes ndaj Tij, ndërsa i palumturi e qorton atë
                      kur i kalon ndonjë e keqe pa e bërë.
                      Një grup tjetër thanë: Ky qortim do të ndodhë në Ditën e Kijametit sepse çdonjëri
                      qorton  vetën  e  tij,  nëse  është  i  keq  për  të  keqën  e  tij  e  nëse  është  i  mirë  për
                      mangësitë e tij.
                      E të gjitha këto thënie janë të vërteta  dhe nuk ka kundërshtim në mes tyre sepse
                      shpirti përshkruhet me të gjitha këto dhe bazuar në këtë është quajtur levvame, por
                      levvame-ja është dy lloje:
                      Shpirti qortues dhe i qortuar, e që është shpirti injorant dhe mizorë të cilin e qortojnë
                      All-llahu dhe melekët e Tij.
                      Shpirti  qortues  dhe  i  paqortuar,  është  ai  i  cili  vazhdimisht  qorton  vetën  e  tij  për
                      mangësitë në bindjen në All-llahun me gjithë përpjekjen e tij, e ky shpirt nuk është i
                      qortuar. Shpirtrat më fisnik janë ata të cilët qortojnë vetën e tyre në bindjen ndaj All-
                      llahut  dhe  durojnë  qortimin  e  qortuesve  në  kënaqësinë  e  Tij,  e  që  në  këtë  nuk  e
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194